Pranvere me mendime vjeshte-Rajo Qoraj


..

Mendimi sot ,I padeshirueshem

Fjale te pa thena

Qendrojne ka kohe t’ngujuara

Dite memece

Qe s’tregojne asgje

Fleta e bardhe e pashkruar

Vlersohet me shume

Se besimi dhe dija

Imazhe te rreme

Ashtu si vete jeta gatuar

Pershkrime gojtaresh

Qe nder foltore,flasin per endrra

Endrra te grabitura kahere

……

Por un e pashe

Fytyren e vertete te genjeshtres

Kur mjegulla e Vjeshtes

Per nji çast u thye e ra

Pashe te verteten

Ne nje qoshe te sfilitur

Shof qiellin te ulet

Renduar nga shirat dhe rete

Botes I thirra me dhimbje

Por flinte diku krejt e qete

….

Nga xhami I thyer

I dritares time te vjeter

Mjegulla u fut

Ne dhome dhe brenda meje

Duke mi ngatrruar mendimet

Jashte dritares

Shoh qe valviten

Zhelet e politikes

Dhe brenda dhomes

Me pak drite

Mua s’me mbeti asgje tjeter

Veç te zgjedh

Ngjyren e zheles

Te zheles se kthyer ne anen tjeter

..

R.Qoraj. 3-4-24. -London

Mund të jetë një imazh i 2 persona