
Pranverë
Pranvera vjen, mbi krahë të lehtë, e pupëlndrirë
E gjaku zjen, bëhet i nxehtë, plot me dëshirë
E sythat dehen, me lëng malli, përditë më shumë
Akull zë shkrin, e ujët rrjedh, shpërthen në lumë.
Pranvera vjen, me tulipanët, bërë për dashnorë
Me lule fushe, për t’i bërë tufë, për një kurorë
Ta mbaj mbi flokë, e bukura ime, vetëm atëherë
Ndërrojnë stinët, dimri u tret, e vjen pranverë.
Dhe shi i butë, përmbi çatija, të bjerë.. të bjerë
Me nina-nanë, do këndoj vetë, edhe njëherë
Derisa lodhur, syçkat t’i mbyllë, t’a shoh të flerë
Pastaj do shkruaj, me pëndë të humbur, erdhi pranverë.