Prap n’ëndërr t’shikoja-Petro Sota


PRAP N’ËNDËRR T’SHIKOJA

Kaloj kohë e gjatë,

Në foto s’të njihja,

Ëndërra për çdo natë,

Veç me ty i shihja.

Nuk e di pse vallë,

Në mëndje m’ke mbetur,

S’të dija të gjallë,

Por, dhe as të vdekur.

Një kohë ka kaluar,

Vite ndoshta shumë,

Si s’të kam harruar,

Çuditem edhe unë.

Në foto t’shoh tani,

S’po më ngjanë e vjetër,

Ndoshta nuk je ti,

Se m’dukesh si tjetër.

Si lule dikur ke qenë,

Tridhjetë vjetë më parë,

Mbi flokë borë t’ka rënë,

E rininë t’ka marr.

Të ka marr rininë,

Por diçka ka mbetur,

Se frutat, ëmbëlsinë,

E kanë kur janë pjekur.

Të kujtoj përherë,

Se m’vije gjithë nur,

Në vjeshtë dhe pranverë,

Më prisje mbi urë.

Ndoshta ëndërr qe,

Apo m’duket mua,

Malli shpesh më ze,

Për buzët e tua.

Ato buzë që vetë,

Pika mjalti kishin,

Si ëndërr m’ka mbet,

Se ma dridhnin mishin.

Kur ta prekja dorën,

Sikur m’zinin ethet,

Fymarrjen ma morën,

Tundeshin dhe gjethet.

Sytë e tu të fikur,

Si yjet në mëngjes,

Dhe hëna në të ikur,

Një rreze do t’zbres.

Do të zbres një rreze,

Për ty dhe për mua,

Shpirtin tim e ndeze,

Kur gjiri t’u zbulua.

Por, si për çudi,

Nuk e di çfarë ngjau,

Gjithë kjo dashuri,

Dikush na e vrau.

Më të dy s’u pamë,

Prap në park unë shkoja,

Edhe gjethet kur ranë,

Por ty s’të shikoja.

Duke pritur ngela,

T’më vije me taka,

Me flokët kaçurela,

Lidhur fjongo mbrapa.

Por kur gjethet ranë,

Parkun mbuloj bora,

Dhe shpresat u thanë,

Asnjë lajm nuk mora.

Asnjë lajm nuk mora,

Por ty s’të harroja,

Edhe kur shkriu bora,

Prap n’ëndërr t’shikoja…