Prapaktheu!Nga Hasan Huta


PRAPAKTHEU!

Jeta ne kuptimin e sjelljes se saj ndaj mjedisit eshte nje loje. Politika ne kuptimin e sjelljes njerezore ne mjedisin shoqeror eshte nje loje e lojes. Dhe kur kjo luhet ne shkalle boterore pa kufij te riprodhimit gjithnje e me te shumte te energjise se dyfishte te njeriut kalon ne kundershti, ne pakuptimesi qellimi, ne te kunderten e tij, ne paradoks. Zhvillimi, vecanerisht i sotem, njerezor, persosja dhe shumefishimi i riprodhimit shterp, i lendes pa jete ku ndersa lindjet po bien, po rritet ne menyre te frikshme shperthimi i permbushjes se nevojave te pafundme e te pakuptimta njerezore te pakufizuara asgjekund, eshte si te shohesh me sy te lire, duke qene vete brenda, fundin e botes. Ka nje frike te pergjithshme pervec gezimit te lirise si shije e fuqise, nje dridhje muskujsh nga tuta, nga mbyllja e horizonteve sa me shpejt vrapojme, ka nje zbardhje syshe nga drita e forte e species sone , nje currje veshesh drejt kufinjve pertej nesh se si po rrethohemi me te kunderten e vetes pikerisht nen fuqine terheqese te vullnetit per jete te shnderruar ne energji shterpe, te dale nga mendimi si rrufe krijimi. Gjer kur do te vrapojme kuturu dhe ecim perpjete duke kerkuar dhe krijuar shembelltyren tone te lendte, te sendte, te besuar si vetvete e megjithmendte qe ngrihet si permbushje e Unit ne kahun e kundert duke u shembur dhe na zene nen vete? Gjer kur do te thyejme ligjet e shenjteruara te evolucionit ne krijimin dhe riprodhimin natyror, te jetes (para ardhjes se njerezve) duke ju rene me shqelm e zhveshur nga misteri ligjet e fshehta ne prova laboratori dhe ngritur ne kult Energjine Shterpe si Vullnet Epror te dale jashte kontrollit? Jeta vete nuk po e kupton me lojen ne te Qenet Tone. As ne si specie jo e jo. Po kush atehere? Zoti? Ta gezojne ata qe e besojne. A mjafton? A duhet te kthehemi tek besimi ne Te per te kuptuar qe eshte nje gje qe s’eshte asgje? A duhet te kthehemi duke zbritur tek themelet neper ata shkalle qe kemi ngjitur gjer me sot drejt qiellit? C’fare jemi dhe drejt kujte vemi? A jemi ende ajo cope mishi e kockash qe drejtohemi nga organet gjinore si burimi i perjetesise tone apo rober te energjise se paster mendimore te krijuar pas zbulimit dhe perdorimit zjarr dhe veglor qe mbyllen me Mendjen e Rreme (inteligjenca artificiale) si kulmi dhe fundi i ”Na ishte njehere Jeta”? A duhet te synojme dhe te matemi me ”Ata” ne maje qe jane ne kulmin e fuqise se sotme njerezore dhe njekohesisht pushteti sendor me idiot i dale jashte kontrollit i cili s’mund te kaperceje vetveten dhe te kuptoje lojen pa u djegur e bere shkrumb si jete dhe shembur pertoke edhe ata vete? Ky eshte Rendi i Ri Boteror qe po pergatitet ne ethet e frikes nga Tjetri, nderkohe qe rrezikun e ka brenda Vetes. Ky eshte ngerci, nyja, ngecja e historise se jetes ne majen e te perpjetes me humneren poshte saj ku njeriu shqyen syte pervec nga habia edhe nga mbyllja e kuptimit te njohjes, te dijes si te tille. A duhet lene te shkase gjeja me e cmuar, me e shtrenje dhe me e paperseritshme e Universit (Universeve?) drejt asgjesimit te vetvetes? A duhet te shohim e kuptojme qartesisht si njerez por te heshtim turperisht si sendet nderkohe qe gjerat Nde Jete po terhiqen zvarre nga ne vete drejt Mosqenies? Kjo eshte kundershtia e pare ftohtesisht nga jashte ndodhise. Por nese shohim edhe nga jashte jashtes ky eshte Mendimi, shkalla me e larte e Energjise se Qellimte. Atehere ku eshte kufiri, dallimi, ndarja midis tij si energji e paster e pamvarur nga zhgualli, nga levozhga, permbajtja e lendte trunore dhe thelbit mbires te energjise paranjerezore? Cfare ka ndodhur me njeriun qe arriti gjer ne kete pike? Cfare ka ndodhur me jeten ne formen tone qe te ndalemi e terhiqemi sa s’eshte vone? Ka ndodhur zbulimi dhe perdorimi i Energjise Shtese dhe zhvillimi i tyre gjer ne pakufi ku bjerret, keputet, shkrihet e tretet cfardo lidhje me burimin e kesaj energjie, me njeriun, qe humb edhe kuptimin perkatesor per veten duke dorezuar vullnetin per jete tek zjarri dhe veglat. Kjo eshte ceshtja. Dhe thone pastaj perse behet lufte dhe shkrehen armet kur ata i ”mbush edhe djalli” sipas kuptimit profetik popullor. Dhe perse persosen e persosen permbi persosjen e te Tjereve gjer ne mundjen e tyre dhe shfarosje? Ketu mbaron logjika dhe fillon fizika. Logjika mbetet e shumta gjer tek primatet pa arme qe riprodhohen me organet gjinore dhe rrine e shijojne qetesisht pjesen e lire te kohes. Kurse njerezit me ane te Energjise Shtese e kane ngritur piramiden e riprodhimit gjer ne krijimin e supershteteve me kulmin tek armet e fshehta qe kercenojne me shfarosje vete jeten. A e meriton nje qenie e mishte me energji te dyfishte te qendroje e lire midis Mbreterise se te Gjalles dhe te kullose mbi te qetesisht pa u ndeshkuar dhe sjelle ne vete, te pakten moralisht? A duhet lene vetja jone te ngrihet mbi horizonte pa ditur se ku shkojme midis nje hapesirekohe qe nuk na njeh per Zot sic kemi ne bindjen se zoti yne eshte Njohja? E c’e pastaj nese ”Njohja” perfundon ne varr? Ku eshte thelbi jetesor i logjikes njerezore? Del pra se edhe vete njeriu i mishte pa energjine e dyfishte eshte nje kercenim ne vetvete ne kete shkalle zhvillimi ku fundin po ja shohim pa e zbuluar ende gjer ne fund fillimin. Por fillimi eshte jeta vete, pjesa shperdoruese e se ciles jemi. Si ka mundur ajo te rroje mbi kete Toke per 4.3 miliard vjet? Kjo eshte mencuria e saj te cilen po e humb duke rendur ne jerm, ne somnambul, ne delir frymezimi krijues njeriu. I gjithe suksesi i tij si specie eshte Energjia Shtese. Pasojat e saj; vdekja. Atehere c’eshte jeta? Jeta eshte nje Energji e Qellimte qellimi i se ciles eshte shumimi, riprodhimi. Gjersa toka te kete kushte per banim dhe jeta te kete aftesi per riprodhim. Por njeriu po i trondit te dyja kushtet me dy syte ne balle dhe koken mbi supe, dhe pyetjes se ku po shkon ai i pergjigjet me nje hap te sigurte dhe tundje te vendosur koke. Ja pra, keta jane shkopi dhe guri i fillimit qe mbyllen me armet atomike apo fuqine energjitike. Qe mbyllen me asgjesim te vetvetes me pyetjen fatale: Njeri, c’fare je?! Jete apo Vdekje? (Nese). Prandaj eshte koha te ndalemi, te veshtrojme perqark dhe te ulemi me veshet bige duke degjuar token dhe jeten mbi te si Zotin e vertete Tonin. Te kthehemi ne origjine aty ku ishim me perkatesine e vertete qe eshte ajo e Jetes pa Energjine Shtese e cila na rri mbi koke si Pushtet Epror i dale jashte kontrollit. Duket e pamundur? Duket si nje enderr se prapthi duke ecur mbrapsht nderkohe qe ”Mireqenia” e fituar na terheq instiktesh ne permbushjen e cdo deshire pa kufinj te paarritshem? Duket si nje loje mendimi e kundert, si hakmarrje per nevojat e papermbushura? Apo si nje kapercim i kufijve te derisotem te njohjes e cila pritet me habi dhe tmerr edhe me te rende se ”zhvillimi” qe perfundon ne asgjesim? Mundesite jane te hapura si per ”perpara” ashtu edhe per ”mbrapa” nderkohe qe horizontet po mbyllen pa mundur te shmangim vulosjen e tyre me dyll. Dhe ”dyllin” e shohim fare qarte ne formen e fundit te qyteterimit, kthimin ne shkretetire dhe braktisjes tek Piramidat e Egjyptit. A ka ardhur ajo dite? Apo pritet te vije ne nje forme edhe me te rende me kushtet e klimes? Sa duhet te presim per tu ulur e marre vesh? Sekondat tingellojne madherisht, si nje himn, por per ke? Per jeten tjeter te gjalle apo per njeriun? Apo per te gjitha palet bashke si nje lamtumire? Paqe dhe bese o njerez! Te gjitha nyjet e kane nje zgjidhje nese zbresim ne hulline e origjines si te barabarte dhe te lire per nje bote me te drejte dhe me te mire.Vellezer shqiptare! Me faqe te bardhe! Shendeti Moral Shqiptar.