Prehje:Dafiola Nepravishta


Prehje

Dafiola Nepravishta

Prehem në buzëqeshjen tënde

Me notat e jehonës së saj

Shëtis kupolave të qiejve

Buzëqesh…

Aq shumè sa…

Sa zogjtë shkundin krahët e mpirë nga pritja

E bashkë me ne këndojnë himnin e dashurisë

Cdo herë shndërrohem në flutur

Cdo herë është fluturimi i parë.

Mos më lër asnjëherë të bie

Në duart e tua më mbaj

Mbushur me bar e lule

Ashtu sic je…

Dil nga kopshti i Edenit

Ta ndreqim këtë botë

Me dashuri ta lajmë mëkatin.