Prej nji grueje t’panjohun-Donike Rrethej


Donike Rrethej

PREJ NJI GRUEJE T’PANJOHUN.

Unë s’jam ajo Grueja e pa’histori ,
as ajo manikin’ja e dyqaneve ,kukull për vitrinë,
mbrenda mejet kam mij planete t’pa’kufij ,
sytë e mij kan shtegtue n’koh e kohën e përpijnë.

Hesht ! Me fjalt tueja se unë jam farë e djallit,
s’jam as padrone , as skllave ,jam thjesht Grue,
jam aq e vet’dijshme për rrugën, për jetën,
mbrenda mejet kam mij dishira e ata q’i due.

Unë nuk z’g’jodha ç’ka me lindë , nuk vendosa unë ,
as me ken kështu e fortë ,shkamb , çelik…
mbrenda mejet ka dete t’trazueme e t’qetë lumë,
jeta m’detyroj t’bahem e fortë e as prej vdekjes tesh s’kam frigë.

Unë jam ajo e pa’njohuna q’i e ndesh diku…
n’rrugë , n’nji piceri , n’stacion ,n’nji dyqan,
jeta kanjiher na hedh kuturu ,
fatet na i bashkon ,mandej keq na i ndan.

Mos gjyko as rrugën teme , as jetën ,zemrën e shpirtin, mue…
kush je ti ?! Historinë teme e njoh veç unë i panjohun,
unë mbrenda mejet kam mirësi po edhe mij luftna,
( Jam krijes q’i Zoti m’krijoj kështu t’pa’mposhtun ).

Jam ajo Grueja lerg , n’brigjet matanë…
po si unë , t’brishta , e t’forta tana Gratë janë.

Autore:
Donike Rrethej .