“Premtimet!…”Ndue Z. Ruçi


“Premtimet!…”

(Mes dy të rinjëve.)

– Sa të dua, shpirti im!…

Dhe besnik, më ke përjetë!…

E pyet vajza, me dyshim:

– Kaq i lumtur, je vërtetë?!.

– Për ty vdes!… Dhe shkoj ne varr!…

Po ti zemer, pse më pyet?!.

– Deklarata, me kaq zjarr,

M’i kan’ bër’ edhe nja… dhjetë!.

* * *