Premtimi duhet mbajtur, është besë


Kozeta Zylo

Askush nuk e di sa te lodhur dhe te shqetësuar mund te jemi gjate jetes, puneve etj… Kjo ndodh sepse qendrojme ne durimin sokratik, dhurojme buzeqeshje dhe dashuri pakufi ne publik. Kur fillova mesuese ne Tirane ishja nje 21 vjecare, por njekohesisht mami me dy vajza vocerrake si 2 burbuqe. Gjithmone kam vjelur mendimin e me te mocmeve, e kolegeve me shume pervoje, por mbi te gjitha te prinderve.

Ne muajin e pare te punes babai natyrshem ishte shume i gezuar. Ai kishte ardhur nga Mezhgorani i Tepelenes per te me uruar me nje buqete lulesh bio nga avllia e tij rregulluar nga nena ime duararte. Kishte te drejte, veshtiresite, stropacitjet, shkollat e largeta, ndarja qysh 9 vjece nga prinderit flisnin per nje perkujdesje maksimale prinderore qe qysh e vogel e kam cmuar aktin e tyre me te larte prinderor. Shkollimin nga klasa e pare deri ne Universitet jua dedikoj vetem atyre.

Pasi me uroi per diten e pare te 1 shtatorit me tha: Bija ime! Sa te hedhesh hapin e pare ne klase dhe te ndodhesh para nxenesve asnjehere mos shfaq hallet qe mund te kesh ne familje apo kudo, asnjehere mos sill probleme qe s’i perkasin asaj moshe. Ato te gjitha leri ne shtepi dhe ne zemren tende. Aty je ne detyren me te shenjte: T’i mesosh dhe edukosh ne nivelin me te larte profesional dhe te udheheqesh me shembullin tend ne pamje te jashtme me nje veshje korrekte dhe se brendshmi me nje shpirt tejet te sinqerte. Nuk e di sa i kam realizuar ne jete, por ato kane qene lajtmotivi i jetes sime.

Duke qene gjithmone me fytyre te qeshur, te kujdesur per vehten dhe te tjeret shume njerez nuk mund te na i kuptojne veshtiresite e shumta, sepse ne vete kemi premtuar se do te qëndrojmë gjithmonë në këmbë para gjithçkaje, pavarësisht sa e vështirë mund të jetë.

Premtimi duhet mbajtur, eshte bese!

New York, 2021

About Post Author