”Pres hënën të dalë”


Le ta prezantojme librin “ Pres Hënën Të Dalë”

Përmban 78-të poezi, 133 faqe.

Redaktor z. Mikel Gojani

Reçensues z. Ramazan Hushi

Lektor z.Fazli Ferati

Kopertina Ared Gjolla

Shtëpia botuese” Lena Graphic” Prishtinë

Mirënjohëse për dhuratën e bërë nga të gjithë bashkëpunuesit.

Pres hënën të dalë

DY FJALË PËR LIBRIN POETJA QË BOTËN E SHEH ME SYTË E DASHURISË

Emri i shkrimtares tashmë të mirënjohur të letrave tona, Zoica Gjolla Popi, është i njohur dhe spikat vlerat kulmore në letërsinë shqipe. Veprimtaria e saj është e shtrirë në disa zhanre të letërsisë, sidomos në prozë e poezi.

Shkrimtarja Gjolla Popi, me krijimtarinë e saj të frytshme dhe tepër kualitative nuk reshti në vite dhe nuk u fashit kurrë, veçse u rrit dhe u pasurua, sidomos me tregimet dhe poezitë që ka krijuar.

Poetja Gjolla Popi në letërsi erdhi me librin e fundit me poezi me titull mjaft metaforik: Pres hënën të dalë, një vëllim poetik që ngërthen vlera ideo-artistike dhe estetike, ka një estetikë të prekshme, larg abstraksionit shterp. Ky lirizëm bën pjesë në botën meditative.

Konkretja modelon simbolikën…

Poezia e kësaj krijueseje të talentuar nuk reshti në vite

dhe nuk u fashit asnjëherë, sepse u rrit dhe u pasurua. Veçanërisht mbresëlënëse janë poezitë e dashurisë, tepër njerëzore dhe të kthjellëta, një cikël unikal.

Poetja Popi përmes vargjeve të saj shprush motive të brendësisë shpirtërore, të brishtë, kumbues, të ndritshme, duke ngarendur nëpër stinët e arta, por edhe të acarta; nëpër vendet me plot ngjarje jetësore, të bukura dhe të trishta, gjatë gërmimeve të thellësive që katandiste jeta, duke mbërritur për të zbuluar fosile nostalgjish të së

kaluarës së thellësishme, duke sendërtuar një individualitet të veçantë poetik.

Pra, vëllimi poetik, Pres hënën të dalë është një libër poetik që ringjall vegime, fjalë, emocione, ndjenja dashurie për mamanë, motrën, bijtë, nipin Luisin; për një dashuri si vlerë intime dhe universale, që kanë një ndjeshmëri të thellë.

“Po t’i pres të gjitha erërat/Furtune pa tundim/Rrjedhjen e lumenjve/Po ta ndërroj/ Do qetësohet shpirti im?/Ah, moj dashuri e ngratë/ Unë të pres ti pse s’troket/ Merrmë një herë me të mirë/ Mos ma le ashtu të mpirë!/ Më bëhet sikur lulet flasin/ Dhe s’e rrënjët s’i kanë thellë/ Gjërat e përkëdhelnin freskinë

Aroma e tyre më deh…” Poezia,

Dashurisë.

Mbase edhe vargjet elegjiake të autores Gjolla Popi

kushtuar mbesës së saj Albës, në pesëvjetorin e vdekjes, zgjojnë emocione shumë të ligjshme dhe tepër të natyrshme:

“Mbi ballin e ftohtë/ Loti e lagu fustanin e nusërisë/ Buzëqeshja e fundit/ U tret në përjetësi…” Poezia,

Mbesës time të shtrenjtë.

Poezia e poetes Gjolla Popi ka fjalë të kaltra, gjithë intimitet dhe ndjeshmëri njerëzore, të cilat endin thjeshtësisht imazhe dhe metafora vizullonjëse

Poetja Gjolla Popi botën e sheh me sytë e dashurisë… Lexuesi duke marrë në dorë librin, Mbase, kambana

do bjer, sigurisht do të ndjejë një kënaqësi të veçantë.

Mikel GOJANI Klinë (Kosovë), më 16 shtator 2023,