Pres të hapet koha


Dhe pres të hapet koha

Siç pres të bjerë shi

Pse më del në ëndër

Magjikja mbi “Magji”?

Ma prishe gjumin fare

Dhe shpirtin e kam çikë

Perëndeshë e bukurisë

Nga sytë e tu mar dritë.

Dhe pres të vijë nata

Me ty të flë në ëndërr

Më lodhi largësia

Sa vuaj për ty zëmër.

About Post Author