
PRESIM NJË KOHË PA AFAT
Ullinjtë rënduar si pleq të motshëm,
Kokrrat mbuluar tokën tapet të murrmë,
Ferrat zënë shtegun, muret e rrënuar,
Mbi gjysëm shekulli kjo tokë e shkretuar.
Gjak çami derdhur në çdo rrënjë ulliri,
Shiu i lotëve tashmë tharë dhromit,
Shpirtra të heshtur lidhur me zinxhir,
Për tokën e braktisur qe se gëzuan.
Dhe pritën dhe presin dikë në udhë,
Nga maja e malit të zbresë furishëm,
Të ngrejë mure të rrënuar prej vetmisë,
Të japë selame në varre të harruara.
Presin e presin një kohë pa afat,
Muajt u bënë vite e vitet një ditë shekull,
Çamëri e gjorë si Penelopë shpresëhumbur,
Mbytem lotëve të mija…
Mbytem lotëve të trishtimit të kohës,
Një lypëse dashurije në udhën e gjerë,
Rrëmbyeshëm qan fati në shpatullat e mija,
Dhe ashtu, me lot perëndimit nis të flerë.
Një zemër pa çati, dyert kyçur me dryn,
Dritareve grilat kanë errësuar gjithçka,
Brënda saj veç një erë trishtimi fryn,
Aromë pranvere dhe lumturije, nuk ka.
Mbytem lotëve të trishtimit të fatit,
Ai shumë larg fluturoi që pa gdhirë,
Më la pas zemërimin e qiellit,
Si rrufe më godet zemrën pa mëshirë.
Mbytem lotëve të mija…
Pret Odisean nga udhëtimi i gjatë,
Ti japë lirinë, dashurisë kyçur kasafortës së zemrës.
Çamëri e gjorë harruar buzë detit Jon.