Prespa mes bukurive të pafund!Reportazh nga Spasse Thanasi



(Bukuri natyrore – Vlera kulturore – Shije turistike )

……………………Reportazh nga SPASSE THANASI


PRESPA, VENDLINDJA E BUKURISË DHE DASHURISË !


Të jetosh me vendlindjen është mrekullia më e madhe !…Ti je kështu në vendin ku ke lindur, ku je rritur, ku ke marrë flatrat e dëshirës në jetë, ku ke ëndërruar rrugicave të vogla buzë liqenit, ku ke dashur dhe vajzën e parë si një ëngjëll të dalë nga liqeni…Gjithçka me vendlindjen ka një mit të vecantë, një lidhje të gjatë shpirtërore që të çon në ndjenja pafundësi gëzimi e lumturie.
Është vendlindja që gjithmonë të jep rilindjen tënde në të gjitha situatat e jetës. E kanë provuar të gjithë këtë ndjesi, sidomos ata që janë larguar në vende të tjera, shumë larg brigjeve të ëmbla të ujrave. E kanë provuar studentët,që kur janë larg me studime, ndjejnë erën e mallit dhe të shkëputjes nga familja.
Breza të tërë njerëzish kanë jetuar brigjeve të Prespës e nuk rrojnë më. Të tjerë breza janë në jetë e kanë krijuar “degëzimet” e të njejtit trung stërgjyshor dhe hedhin dritë në gjurmët e historisë së fshatit e të Zonës,që është mbushur me ngjarje e ndodhi. Puna për të sjell para lexuesve pjesë të historisë së Prespës është më e vështira, por edhe më e bukura se sjell ecjen e madhe e të vështirë në jetë, sjell shkrime, fakte,dokumenta e fotografi që nuk kanë harresë. Rizgjimi i së kaluarës, pasqyrimi i së sotmes, përgjegjësia për të ardhmen, janë vlera të mëdha lëvizjeje në jetën e Prespës sonë, janë imazhe bukurie e copëza jete plot histori. Cdo brez ka shtëpinë, fisin,familjen, ka “shpirtin e padukshëm” të ndjenjës për të qënë krenar për vendlindjen ku jeton e punon. Mua më ngacmon kjo ndjesi dhe iu futa përpjekjeve për të shkruar këtë libër monografik për Prespën,vendlindjen e artë të bukurisë dhe dashurisë. U mundova të sistemoj përshkrimet historike sipas një rendi kronologjik dhe të sjell vlerat e reja integruese me bukuritë e peizazhit të natyrës e të liqenit. Se PRESPA është madhështore dhe e mrekullueshme në radhë të parë me natyrën dhe liqenin, që janë “paqe–dritë” në shpirtë. Se PRESPA është e lavdishme dhe historike me njerëzit e saj që kanë bërë emër në zhvillimin kulturor e arsimor të Zonës. Se Prespa është një “xhevahir i rrallë në Ballkan” me resurset e mëdha të biodiversitetit dhe sistemit ekologjik, më të mahnitshit për nga interesi rajonal dhe vlerat e jetesës së shëndetshme.
Të shkruash për Prespën është një dashuri e rrallë !…Kështu je pjesë e historisë së saj, e zhvillimeve intelektuale dhe e përfshirjes aktive në revolucionin demokratik të integrimit të ri të komuniteteve në mijëvjecarin e ri. Shembulli më tipik i kësaj “avangarde artistike e kulturore” është shkrimtari STERJO SPASSE, që në një jetë krijuese prej më se 60 vjet, u bë zëri dhe ndjenja e Prespës në të gjitha drejtimet.Në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të, ai i dha një emër përparimtar Zonës së Prespës në tërë regjionin e Korçës dhe të gjithë Shqipërisë. E bëri të famshmesi një Zonë integruese në vlerat kombëtare, në historinë e kulturës së Shqipërisë dhe të krejt Ballkanit.
Veprat e tij letrare : “PSE?!”, “Ata nuk ishin vetëm”, “Buzë liqenit”, “Afërdita përsëri në fshat” etj janë vetë historia e zhvillimit të Prespës në analet religjoze të dekadave e shekujve, përmes një lufte të pandërprerë me injorancën, analfabetizmin, sundimin e bejlerëve e agallarëve, jetën e varfër dhe të mundimshme. Edhe personazhet e tij janë emra të buzëliqenit si Gjon Zaveri, mësuese Afërdita e fshatit etj. Dhe përkëdhelia e bukur e shkrimtarit për vendlindjen ishte “e vogla Prespë” apo “Zvicera e vogël e liqenit”, që të joshin me shprehjen e veçantë dhe fuqinë e toponimit mbresëlënës.
Pasqyra e ujrave tё Liqenit tё Prespёs i jep dritё gjithё hapёsirёs natyrore me bukuri tё rrallё. Jo vetёm pamja e mahnitshme dhe hyjnore e natyrёs liqenore, por edhe peizazhi plot dritё i fshatrave buzё brigjeve i jep gjallёri jetёs sё banorёve, qё merren me aktivitete e mjeshtёri tё ndryshme nё dobi tё jetesёs.
Simboli i legjendave tё liqenit dhe hijeshia e freskёt e kurorёs sё maleve me mistere tё fshehta mijёvjecare, – janё gjithmonё peizazhi i bukur qё tё krijon njё pёrballje fantastike kёtu nё Prespё me dashurinё e ndjenjёs qё vendasit e tregojnё me mikёpritjen tradicionale dhe shijen e vecantё tё krapit dhe verёs sё kuqe…( njё dashuri e ёmbёl e zemrёs !)…

PЁRSHKRIMI PANORAMIK I PRESPЁS

PЁRSHKRIMI PANORAMIK I PRESPЁS
Emёrtimi i plotё : Krahina e Prespёs sё Madhe, Korçё.
Emri i shkurtuar : PRESPE


Pozicioni gjeografik : Prespa shtrihet nё juglindje tё Shqipёrisё, nё shpatet e Malit tё Thatё dhe nё kryqёzimin e kufijve tё tre shteteve : SHQIPERISE – MAQEDONISE – GREQISE. Nё perёndim dhe veriperёndim luginat e Bilishtit ndajnё PRESPEN dhe KORCEN dhe nё veri ajo ёshtё ngjitur me pellgun ujёmbledhёs tё liqenit tё Ohrit nёpёrmjet Malit tё Thatё.
Organizimi administrativ : Zona e Prespёs sё Madhe nё Shqiperi i pёrket Qarkut tё Korçёs dhe te gjithё fshatrat nё ketё pjesё pёrbёjnё BASHKINE e PUSTECIT, me qendёr tё komunitetit fshatin PUSTEC.Pёrfshin 9 fshatra,qё shtrihen nё formё gjysёmunazore rreth bregut tё liqenit me gjatёsi 45 Km, si Kallamasi, Gorice e Madhe, Gorice e Vogel, Gllomboç, Diellas(Shulin) , Lajthize, Liqenas (Pustec) , Zaroshkё dhe Cerje…
Kjo Zonё, si pjesё e Prefekturёs sё Korçёs, komunikon me qytetin e Korçёs pёrmes Qafёs sё Zvezdёs; me Bilishtin nёpёrmjet rrugёs kombёtare qё drejtohet pёr nё Greqi, dhe nё veri me qytetin e Resnjёs nё Maqedoni nёpёrmjet pikёs kufitare Goricё – Stenjё.
Numuri i banorёve : 5.4 51 banore autoktonё.
Gjuha amёtare : maqedonisht
Gjuha zyrtare : Shqip
Sipёrfaqja tokёsore : 198 km2
Sipёrfaqja ujore e liqenit : 49.5 km2
Park Kombёtar i vendit : Me VKM Nr. 80 datё 18.02.1999, Zona e Prespёs sё Madhe e tё Prespёs sё Vogёl me sipёrfaqe 27.750 Ha, ёshtё shpallur “PARK KOMBETAR”, i cili administrohet nga DSHP, Korçё nёpёrmjet administratёs sё Parkut.

  • Nё bazё tё VKM Nr. 676 datё 20.12. 2002 janё shpallur “monumente natyrore” :
    1- Ishulli i Maligradit
    2- Zgavra e Zaverit
    3- Dushqet e Manastirit
    4- Venjat e Kallamasit…
    Territori i Parkut Kombetar “ PRESPA” shtrihet nё zonёn fiziko – gjeografike, “Krahina Malore Qendrore” (KMQ ) me njё mjedis biologjik mjaft tё pasur ku vegjetojnё rreth 1500 lloje bimёsh, nga tё cilёt 71 lloje drurёsh e shkuresh. Njё nga llojet drusore unike pёr Zonёn ёshtё VENJA (Juniperus excels Bieb) qё rritet si shkurre, por edhe si dru deri 15 m lartёsi. Nё grumbujt e pёrzier me shkozё, frashёr, dushqe etj, VENJA krijon peizazh tё pёlqyeshёm e me shumё vlerё, pasi ka gjelbёrim tё theksuar dhe kurorё tё bukur…Ёshtё bimё e skeduar si lloj me rrezik zhdukjeje.
    Si njё ndёr Zonat mё tё rёndёsishme pёr FAUNEN e pasur,Parku Kombetar i Prespёs zotёron 186 lloje shpendёsh, 11 lloje peshqish, nga tё cilet 8 lloje jane endemikё, 6 gjitarё, 10 lloje amfibёsh dhe 15 lloje reptilёsh…
    Nga ana gjeologjike veçori paraqet procesi i karstit me forma tё shumta e tё larmishme sipёrfaqёsore e nёntokёsore. Toka ku vegjeton bimёsia pyjore, barishtore dhe ajo e kultivuar, ёshtё vendosur mbi formacione shkёmbore gёlqerore, tё cilet krijojnё nё vetvete tё çara, duke lejuar futjen e ujrave siperfaqёsore dhe atyre tё liqenit. Kjo ёshtё edhe njё ndёr arsyet qё pёrgjat vargmalit tё thatё nuk gjenden burime uji si nё brendёsi tё pyllit dhe jashtё tij.
    Kultura dhe arti : PRESPA ёshtё njё vendbanim i lashtё, qё ndodhet nё verilindje tё Korçёs, nё breg tё liqenit tё Prespёs.Kjo trevё liqenore ёshtё edhe njё vend kulturor me tradita dhe njё hapёsirё e mrekullueshme e shpirtit artistik. Ajo ёshtё legjendё e bukurisё, fantazi magjike nё pelerinёn e historisё mijёvjecare dhe gjithnjё e bukur dhe e virgjёr nё sytё e shpirtit. Pёrfaqёsues dinjitoz i kulturёs dhe artit tё Prespёs ёshtё shkrimtari i madh Sterjo Spasse me veprёn e tij krijuese tepёr tё gjerё dhe sidomos me romanet : “ PSE ?”, “Ata nuk ishin vetёm”, “ Buzё Liqenit”, “Afёrdita”, “Pishtarё, “ Zjarre” etj…Duke nxjerrё terё kёta pishtarё nga mjegullat e kohrave dhe nga katujt e tymosur tё viteve dhe duke i ngritur aq lart nё horizontin e kulturёs e tё botёs shqiptare, Sterjo Spasse ёshtё berё edhe vetё pishtar nё jetё tё jetёve.Pёr PRESPEN, kёtё “xhevahir bukurish natyrore”, ai la si trashёgimi njё fond tё pasur shkrimesh dhe botimesh dhe motivoi emrin e kёsaj krahine si njё trevё letrare ku frymёzimi poetik kap bukurinё e syrit tё kaltёr. Libri i tij “ BUZE LIQENIT” ( 1962) ёshtё njё dashuri shpirtёrore e shprehur me tёrё ndjenjat adhuruese tё jetёs. Shkrime e botime tё tjera plotёsuan nё vizionin e tij kulminacione tё fuqishme letrare qё shprehen rrallё nё penat e shkrimtarёve tё mёdhenj….
    Gazeta lokale : Gazeta “Prespa” nё gjuhёn maqedonase, qё botohet nё Bitolё tё Maqedonisё.
    Pyjet dhe mjedisi biotik : Natyra i ka falur njё reliev mahnitёs. Ketu ndёrthuren me njё harmoni tё rrallё, rrethimi i Malit tё Thatё nё perёndim me njё lartёsi 2287 m me atё tё vargmaleve tё Ivanit 1178 m nё jug, lartёsia e tё cileve ulet me kodra tё buta buzё liqenit…
    Si Zonё fitogjeografike me perespektiv nё Ballkan, Prespa zotёron disa forma bazё tё vegjetacionit biotik dhe florёs me shtrirje tё gjerё si 16 lloje endemike invertebrorёsh, 23 lloje peshqish nga tё cilёt 5 endemike tё Prespёs dhe 2 lloje endemike pёr Ballkanin; janё regjistruar 11 lloje amfibёsh nga tё cilёt dy lloje konsiderohen si endemike tё Ballkanit. Kёtu ka pёrqendrim tё madh tё shumzimit tё tij (nё nivel nderkombetar) pelikani dalmat, pelikani i bardhё dhe karabullaku i vogёl, qё janё lloje shpendёsh tё rrezikuara nё mbarё botёn. Nё Prespё janё regjistruar katёr lloje gjitarёsh si ujku, ariu, lundёrza dhe dhia e egёr, pёr tё cilat nevojiten masa imediate ruajtjeje…

  • Zonat mё me rёndёsi pёr faunёn dhe llojet e rralla tё florёs janё :

  • 1- Pellgu ujёmbledhёs i liqenit.
    2- Gjiri liqenor Gorice – Kallamas pёr shpendёt ujor dimёrues.
    3- Pyjet e dushkut nё shpatet perёndimore tё Malit tё Thatё.
    4- Pylli i vjetёr nё Kallamas prej 45 Ha me Juniperus
    foetidissima.
    5- Pylli i dushkut nё Diellas.
    6- Pylli me bredha nё shpatet lindore tё Malit tё Thatё.
    7- Livadhet alpine tё Malit tё Thatё.
    8- Ishulli i Maligradit.

Ngjarjet historike dhe trashёgimia kulturore :


1 – “ Rezistenca e Goricareve”, ngjarje e vitit 1933
2- Lufta e Batalionit “Fuat Babani” nё Qafёn e Bigllёs, Gusht
1943.
3- Historia mijёvjecare e formimit tё liqenit.
4- Tragjedia e Kurbetit dhe e bukes.
5- Historiografia e vjetёr e zbulimeve arkeologjike dhe tradita e
turizmit.
6- Afresket antike dhe objektet e kultit…
7- Vepra letrare e shkrimtarit STERJO SPASSE nё 60 vjet jetё
krijuese….
8- Filmi dokumentar “Malli i Vendlindjes”.
9- Filmi dokumentar “ Nderi i letrave shqipe” ( që do realizohet
për shkrimtarin Sterjo Spasse).
10- Emisioni “ Hapësira e Blertë”, Qershor 2013 realizuar nga
gazetari i RTV Shqiptar Marash Mirashi dhe operatori Esat
Cuçllari.
11- Muzeumi “Shtëpia e Shkrimtarëve Sterjo Spasse” në Gllomboç
pёruruar si atraksion turistik nё Prespё mё 2022, tё financuar nga
BE.
Festat kryesore tradicionale tё Zonёs janë : “Dita e Verёs” ; “Festivali i kёngёve e valleve”, “Shёn Pjetri” ( Zaroshkё) me 12 Korrik; “Shёn Marena” (Kallamas) mё 20 Korrik; “Shёn Maria” (Cerje) mё 28 Gusht; “Krishtlimdje” mё 7, 8, 9 Janar dhe “Hedhja e Kryqit” mё 19 Janar….etj.
Bukuria e peizazhit: E gjithё hapёsira e Prespёs buzё liqenit, ngjan si njё copё “qiell fantastik”, njё “qendismё”e artё e madhёshtore, qё sё bashku me pasqyrimet e liqenit dhe gurgullimёn e valёve tё vogla tё ujrave, formon nje PEIZAZH tё magjishёm me ngjyra poetike dhe romantike dhe sjell kёndshёm jehona tё largёta kujtimesh me njё mrekulli imagjinare pёr formёn e vetё hyjnore…
Nё kёtё kend romantik, me vargmalet e Malit tё Thatё e tё Ivanit me pamje episodike tё historisё, me lugina tёrё gjallёri e me shushurima pёrrenjsh e lumenjsh, plot me legjenda historike e tё dashurisё, pse jo me njё qetёsi qiellore nga liqeni i kaltёr dhe reflektimi i natyrёs me ngjyra bukurie, jeton pёrherё me hymnin poetik e shpirtёror tё qiejve tё jetёs, tё legjendave mistike dhe tё vertetave nё shpirtё e nё histori, si njё ringjallje me nota simbolike tё ndjenjave njerёzore kёtu midis ujrave tё kaltёrta, qiellit tё pafund dhe maleve tё larta !….

                          Veshje tradicionale të Prespës.

Rruga nacionale : Destinacioni kryesor Korçё – Liqenas – Goricё kalon pёrmes kodrinave tё buta, midis qafash piktoreske dhe buzё liqenit. Gjatesia e saj ёshtё 45 Km , qё tё magjeps me natyrёn dhe peizazhin.
Rruga nacionale kombёtare TIRANE – KORCE – GORICE E MADHE ёshtё rreth 210 Km, kurse largёsia e Prespёs nga qyteti i Korcёs ёshtё 45 km dhe kёto dy “koridore” autombilistike lidhin si njё “nyje starategjike” PARKUN KOMBETAR PRESPA me tёrёsinё nderkufitare dhe nderkombёtare tё ekoturizmit, peshkimit, tregetimit tё bimeve mjekёsore dhe masave mbrojtёse rajonale e mё gjerё.
Filma dokumentar : Vendi i legjendave dhe i dashurisё hyjnore ёshtё tashmё edhe njё vend integrimi nё vlerat e trashёgimisё kulturore dhe trajtimin bashkёkohor tё minoriteteve…“ Malli pёr Vendlindjen” me skenar tё ILINDEN SPASSES dhe producent FIQIRI SEJDIAJ ka vizatimin e peizazhit tё veçantё me ndjenjё artistike tё PRESPES dhe konkuroi midis 22 filmave tё tjerё nё Festivalin e Parё Botёror tё filmit dokumentar etnik qё u zhvillua nё POLONI (Krakovё) nё muajin Tetor 2000. Nё PRESPE ruhet realiteti i pastёr i minoriteteve dhe zhvillohet nё mёnyrё dashamirёse, larg vetmisё dhe harresёs nga bota e qytetёruar…
Emisioni dokumentar “Hapësira e Blertë” e gazetarit Marash Mirashi dhe operatorit Esat Cucllari, i kryer në muajin Qershor 2013 me RTV Shqiptar në Prespë, është një realizim i bukur artistik për panoramën e mrekullueshme të Prespës dhe bukuritë e saj buzë liqenit. Aty jepen gjerësisht peizazhi liqenor, puna e banorëve të Prespës, punimet agrobujqësore dhe artistike si punimi e gdhendja e gurit për zbukurim të shtëpive dhe avllive të tyre nga mjeshtrit e Zonës; profesioni i peshkatarit si një traditë e qendrueshme në Prespë për të gjithë brezat; vlerat e gjera të Bashkisë Pustec si një komunitet i integruar në zhvillimin e sotëm bashkëkohor të minoriteteve dhe në projektet e Biodiversitetit si “Park Kombëtar” i vendit etj…Zëri i banorëve buzë liqenit përcillet nëpërmjet intervistave për televizionin nga EDMOND THEMELKO, CVETKO MALE, SPASE MAZEMKOVSKI, për të cilët bukuria e Prespës është “një mozaik shumëngjyrësh me tinguj jete dhe muzg liqeni dhe një dashuri e shenjtë e ëndrrave me valë shkumëbardhë që i bekon hapësira e kaltër e qiellit dhe e liqenit fantastik…”
Në kuadrin e 110 vjetorit të lindjes së shkrimtarit STERJO SPASSE po realizohet edhe filmi dokumentar “Nderi i letrave shqipe” në bashkëpunim me Bashkinë Pustec dhe bashkëkohës të shkrimtarit. Është një realizim artistk që kryhet në disa kohë dhe në shumë fshatra të Prespës me intervista dhe kujtime për shkrimtarin e madh Sterjo Spasse, që i dha PRESPËS një emër artistik në peizazhin e vendeve të bukura.

Objekte kulti :


1- Kisha “SHEN PJETRI” nё Ujёdhesёn e Maligradit, nё mes tё
liqenit.
2- Kisha eremike e “SHEN MERISE” nё shpellёn “Peshterata”
nё afёrsi tё fshatit Gllomboç.
3- Kisha e “SHEN VANGJELIZMO ” me dy afresket e bukura
“Puthja e Junides” dhe “Shen Mёria ”,nё fshatin Gllomboç.
4- Kisha e “SHEN KOLLIT” me afreske tё gdhendura ne faqen
e shkёmbit mbi shpellё dhe kisha “ Shёn Gjorgji” nё Diellas.
5- Kisha “SHEN THANASI” nё fshatin Liqenas ( staro sello).
6- Kisha “ SHEN PAVLI” nё fshatin Zaroshkё dhe Vakefi eremik
“SHEN SPAS” midis fshatit Zaroshkё dhe Nivicёs greke buzё
liqenit.
7- Kisha “ SHEN VASILI ” nё fshatin Lajthizё.
8- Kisha “ SHEN NIKOLLA” në fshatin Goricë e Madhe dhe
Cerje.
9- Kisha e Madhe e rindertuar ne fshatin PUSTEC…

Kisha e rindertuar ne fshatin PUSTEC…
Pasuria folklorike dhe veshjet tradicionale tё Zonёs: Pasuria folklorike dhe tradita e veshjes krijojnё gjithmonё nё ketё Zonё njё fakt domethёnёs kulturor dhe njё kompleks bukurie tё natyrёs dhe tё jetёs sё banorёve…
Grupi i valltareve tё Liqenasit ёshtё i njohur pёr bukurinё e interpretimit.Veshja karakteristike e Prespёs ёshtё e lehtё dhe me ngjyra tёrheqёse. Kostumet e grave tё bera prej shajaku, tё zbukuruara nё mёngёt e anёt me gajtan tё kuq, tё verdhё ose kafe, kёmishat e bardha tё punuara vetё e tё qendisura me tantella tё bukura nё fund, corapet e leshit dhe kёto tё punuara vetё e me ruaza e fije tё ngjyrosura, opinga tё thjeshta me lidhёse deri nё gjunjё,- tё gjitha kёto pёrbёjnё pasurinё e çmueshme tё shpirtit prej artisti tё banorëve prespjotё buzё liqenit….
Njerёzit e duan librin, kёngёn, melodinё dhe pikturёn, veshjen karrakteristike dhe gjallёrinё e dasmёs.Por, atё qё duam tё theksojmё nё to, ёshtё klarineta e kultivuar nё orkestrёn tradicionale tё Zonёs qysh herёt nё çdo fshat….Ndoshta prandaj dallojnё vallet dinamike tё Kallamasit nё tё gjitha breznitё….
Veshjet tradicionale tё Zonёs sё Prespёs janё tё vecanta, tё zbukuruara me arnamente tё ndryshme, vecanarisht me qendisma mjeshtёrore qё i bёjne vetё gratё. Veshja e burrave pёrbёhet nga pantallona dhe xhaketa shajaku. Gratё mbajnё kёmisha tё gjata, tё bardha, tё endure e tё zbukuruara tek mёngёt dhe pёrreth qafёs. Nё kёmbё mbajnё gjithnjё corape leshi deri tek gjunjёt tё cilёt janё tё qendisura me shumё ngjyra.
Ne raste festash mbajnё kollonё tё zbukuruar me serma dhe me taka tё ndryshme metalike, gjithashtu me dekor shume tё bukur. Nga zbukurimet mё shume mbajnё vath,qё mё shpesh janё prej floriri…

Botime pёr PRESPEN :


⦁ “ Tingёllimi i fundit i Kёmbanёs sё Goricёs” – botuar nga Millan NAUMOV dhe Stojan STOJANOV.
⦁ “Prespa e Vogёl” , – monografi e botuar nё vitin 1932 nga shkrimtari STERJO SPASSE.
⦁ “ P S E ?!” – roman i shkrimtarit Sterjo SPASSE botuar nё vitin 1935 ku protagonist ёshtё GJON ZAVERI….
⦁ “Ata nuk ishin vetëm”, – roman i shkrimtarit Sterjo Spasse botuar në vitin 1952, ku përshkruhet gjerësisht “Rezistenca e Goricarëve” me ngjarjet e dhimshme të eksodit masiv të vitit 1933 në fshatin Goricë nga masat e rrepta të regjimit zogist mbi banorët.
⦁ “ Buzё Liqenit” – roman i shkrimtarit Sterjo SPASSE botuar nё vitin 1965 me ngjarje tё buzёliqenasve tё Prespёs…
⦁ “Im ate, Sterjo”, romani – jete i shkrimtarit ILINDEN SPASSE botuar nё vitin 1995 nga arkiva vetjake e shkrimtarit Sterjo Spasse.
⦁ “ PRESPA, zhvillime social – ekonomike”,- studim nga Prof. Dr. Stilian Apostoli i botuar në vitin 2002.
⦁ “Gorica e Madhe”,monografi e botuar nga Stilian APOSTOLI nё vitin 2005.
⦁ “Projekti i ruajtjes sё biodiversitetit nё Zonёn OHER – PRESPE”, paraqitur nё Buletinin Mjedisor Nr. 3 nga Aleko MIHO nё vitin 1999.
10-“Zonat e Mbrojtura natyrore….Parqet kombetare tё
Shqipёrisё”,- botuar nё vitin 2004 nga autorёt Maxhun DIDA,
Nihat DRAGOTI, Genti KROMIDHA dhe Gjon FIERZA, ku
pёrfshihet edhe “Parku Kombetar PRESPA”.

11-“PRESPA IME”,(maqedonisht), poezi nga Spase MAZEMKOVSKI.
12- “Kuvendim me nipin”, – shёnime udhёtimi dhe letra nga shkrimtari Sterjo SPASSE nё Kosovё dhe Maqedoni, i botuar nё vitin 2000.
13- “Krijues letrarё nga minoriteti maqedonas nё Shqiperi”, – pёrmbledhur dhe botuar nga FOTO NIKOLLA nё vitin 2008.
14- “ Nё magjinё e tre liqeneve : LIQENI I PRESPES DHE
LEGJENDA…”,- reportazh nga Bardhyl BERBERI i botuar nё revistёn “Spekter”, Gusht 2005.
15- “ Cfarё eshte me e bukur nё Prespё”, – reportazh nga Spasse THANASI botuar nё gazetёn “ZERI I POPULLIT”, Korrik 1987…
16- REPORTAZH NGA BRIGJET E BUKURISE : “Legjenda e vjeter…Historia e vajzes sё bukur qё u ringrit nga varri pёr t’i dhёnё qytetit tё Prespёs emrin e ri tё saj….Atje ku peizazhi u jep dhe merr nga njerezit shpirtin artistic…Jeta nё shumё kohё e njerezve qё jetojnё nё brigjet e liqenit mё tё bukur nё Evrope….”,- botuar nё gazetёn “REPUBLIKA” datё 29 Janar 2002 nga Spasse THANASI.
17- “ Nё mrekullinё e brigjeve tё Prespёs”, – reportazh nga Spasse THANASI , i botuar nё gazetёn “ REPUBLIKA” datё 9 Gusht 2009.
18- “ Simfonia e historisё mijёvjeçare nё Prespё”, – reportazh nga Spasse THANASI, i botuar nё gazetёn “ REPUBLIKA” datё
19- “ Nё mrekullinё e Prespёs sё Spasses”, – reportazh nga Spase MAZEMKOFSKI botuar nё gazetёn “ PANORAMA” datё 18 Nentor 1987.
20- “Duke ecur pergjatё Prespёs, aty ku parku dhe liqeni rrezatojnё tё mahnitshmen…”,- reportazh nga IZET CULLI botuar nё gazetёn “REPUBLIKA” datё 10 Nentor 2009.
21- “Prespa drejt integrimit bashkёkohor tё komuniteteve”, – reportazh nga Spasse THANASI botuar nё gazetёn “REPUBLIKA” datё 2 Qershor 2009.
22- “PRESPA, nje perlё e bukur turistike me tё ardhme tё shkёlqyer bashkёkohore…” – Reportazh nga Vasil Sterjovski dhe Vehbi Furxhi botuar nё gazetën “ KORCA”, shtator 2012.

  1. KTHIMI I FLAMANDËVE….( roman ) nga Luan Rama (2022 )
    Për Prespën janë rreth 100 artikuj publicistik, kulturor, problemor dhe informativ të botuar në gazetat e shtypit të ditës si “ Përpara” e Korcës, “ Zëri i Popullit”, “ Bashkimi”, “Zëri i Rinisë”, “ Studenti i Bujqësisë”,“Republika”,“Shekulli”,“Koha Jonë”, “Korca”, “Gazeta 55”,
    “Mësuesi”,“Panorama”, “ Ballkan”, “ Dita”, “ Korrieri”, etj. të shkruar nga gazetarët Hamit BORICI, Halil HALAJ, Kostaq DUKA,Luan RAMA, Spasse THANASI,Fatos BAXHAKU, Henri CILI, Jorgjeta GJANCI, Bardhyl BERBERI, Zamira KOLECI, Mira ZAIMASI, Skënder Demolli, Mirdash ZHURKA, Foto NIKOLLA, Spase SHUMKA, Eftim MITRE, Spase MAZEMKOVSKI dhe shumë studjues e shkrimtarë me përvojë që kanë hulumtuar gjerësisht në Krahinën e Prespës në Korçë.
    Ato përbëjnë një fond arkivor tepër të vlefshëm për bibliografinë e pasur të Prespës dhe një tregues për interesimin e gjerë të shumë njerëzve për të vizituar Prespën dhe liqenin e saj të bukur. Ato japin hapësira hulumtimi për shkencëtarët, studjuesit, biologët, antropologët, poetët dhe shkrimtarët të cilët gjejnë këtu në Prespë një “vend të qetë” dhe frymëzues për veprat e tyre.
    Janë shkruar dhe ligjeruar nëpër Konferenca e Simpoziume lokale, rajonale dhe kombëtare shumë referate e kumtesa shkencore nga intelektualë të njohur të Zonës si Lefterie Male, Dhimitër Nedelko, Vasil Jovani, Gjerman Kristo, Jovan Male, Foto Nikolla etj mbi historikun e Prespës dhe për jetën e veprën letrare të shkrimtarit Sterjo Spasse. Të gjitha këto janë një vlerë dokumentare me shumë interes që ruajnë në mënyrë origjinale dëshiminë e drejtpërdrejt të kohës. Në arkivën e Shkollës së Mesme Pustec ruhet një letërkëmbim i gjerë i shkrimtarit Sterjo Spasse me mësuesit dhe nxënësit e kësaj shkolle në shumë vite, gjë që dëshmon për mënyrën e komunikimit me shpirtë njerëzor të shkrimtarit tonë të madh dhe për kontributin e tij krijues në zhvillimin e arsimit në Zonën e Prespës. Nga institucione mjedisore dhe Fondacione financiare prestigjoze janë hartuar dhe botuar Plane Strategjike të zhvillimit të qendrueshëm të Parkut “Prespa” dhe të komunitetit lokal si edhe disa projekte zhvillimi mbi mjedisin jetësor e bujqësor në rajonin e Prespës. Interes paraqet Manuali shkencor për ujitje, plehërim dhe mbrojtje të pemëve frutore të mollëve në Prespë, përgatitur në vitin 2006 nga Shoqeria “ Bashkimi i Prodhuesve Bujqësor” në bashkëpunim me disa autorë të Agjensisë për zhvillimin e bujqësisë të Resnjës në Maqedoni. Edhe studimi për Planin Strategjik Nacional mbi Parkun Prespa në vitin 2005 është mundësuar nga projekti për mbështetje të ambjentit jetësor dhe planifikimit hapsinor të Republikës së Greqisë dhe Maqedonisë.
    Dokumenti i Planit të Zhvillimit Lokal të Bashkisë Pustec në vitin 2008 në të cilin u angazhuan gjerësisht disa nga punonjësit dhe intelektualët e Zonës si Llazi Stojani, Vasil Nikolla, Kico Kristo, Spase Mazemkovski, Cvetko Male, Pavllo Thanasi, Jani Nasto, Vaska Argjiri, Jani Apostoli, Eftim Sotiri, Trajan Vangjelofski, Nikolla Jorgji, Cvetko Nasto, Spase Vurmo, Vasil Mitre, Afërdita Trajko, Cvetko Kitani, Vasil Jankulla, Afërdita Nikolla, Vasil Sterjovski etj është një ndihmesë e madhe për identifikimin e objektivave strategjike të zhvillimit dhe ngre ura komunikimi me njerëzit dhe qeverisjen vendore.
    Potenciale dhe mundësi zhvillimi : Prespa ka shumë avantazhe per tu zhvilluar si Zonë turistike…Ajo ka burimet njerëzore, burimet natyrore , burimet historiko – kulturore, bizneset dhe vlerat muzeale dhe arkeologjike…Ajo ka Liqenin, Pyjet, burimet nëntokësore dhe produktet BIO…Ajo ka veshjet tradicionale qe janë vlera kulturore; folklorin dhe muzikën tredicionale që janë identiteti i Zonës dhe afrojnë kënaqësi në argëtim, në familje, në lokale, në dasma e aktivitete të tjera…Ajo ka vlera jetike : ajëri i pastër, qetësi shpirtërore dhe klimë e përshtatshme shëndetësore…
    Zhvillimi si “Park Kombëtar” i vendit sjell avantazhe të shumta për shtrirjen e turizmit familjar në Zonë, për hapjen e disa pikave të grumbullimit të produkteve bujqësore e blektorale me vlera bio, për integrimin e gjerë social e kulturor me Ekosistemet e mëdha mjedisore Rajonale dhe Ndërkombëtare, për lidhjen dhe shkëmbimin ndërkufitar të shumë projekteve në Zonën e Prespës midis tre shteteve : Shqipërisë- Maqedonise dhe Greqisë etj. Me bukurinë e saj natyrore dhe vlerat e shumëllojshme të biodiversitetit, PRESPA shënon në hartën turistike të vendit një nga
    “destinacionet e rëndësishme” për turistët e huaj, vizitorët dhe studjuesit e shumtë mjedisor e artistik, që eksplorojnë në shumë plane e drejtime shkencore.

Peligranash në vendin që të trondit shpirtin… Prespë, 2002

Nuk duhet të harrojmë asnjëherë se mjedisi tipik kodrinor – malor dhe pastërtia virgjërore e natyrës këtu në Prespë nuk ndeshen në asnjë vend e krahinë tjetër të Shqipërisë, ashtu sikurse punimet e artizanatit, të arkeologjisë bujqësore dhe qendimat artizanale të grave veçojnë nga të gjitha llojet e punimeve me dorë në Zona të tjera. Këtu hekurpunuesi dhe llamarinisti PANDO STOJANI në Lajthizë është mjeshtër i rrallë. Gurëgdhendësit e Pustecit dhe të Zaroshkës janë artistët e gjallë të “lotimit të gurit” nga forca e çekicit dhe “qendistarët” e bukurive te veçanta.
E gjithё hapёsira e Prespёs buzё liqenit , ngjan si njё copё “qiell fantastik ”, njё “ qendismё e artё” e madhёshtore nё trupin e natyrёs, qё sё bashku me pasqyrimet e liqenit dhe gurgullimёn e valeve tё vogla tё ujrave, formon njё peizazh magjik me ngjyra poetike dhe romantike dhe sjell kёndshёm jehona tё largeta kujtimesh me mrekulli imagjinare e fantastike pёr formёn e vetё hyjnore…
Me liqenin e bukur dhe relievin e mahnitshёm, Prespa ёshtё njё “oaz i paqes” rrethuar nga malet !…Nё ketё kёnd romantik, me vargmalet e Malit tё Thatё e tё Ivanit, me pamje episodike tё historisё, me lugina tёrё gjallёri e shushurima pёrrenjsh e lumenjsh, plot me legjenda mistike e tё dashurisё, pse jo me njё qetёsi qiellore nga liqeni i kaltёr dhe reflektimi i natyrёs me ngjyrё bukurie; jeton pёrherё me hymnin poetik e shpirtёror tё qiejve tё jetёs, tё legjendave tё cuditshme dhe tё vertetave nё shpirt e nё histori, si njё ringjallje me nota simbolike tё ndjenjave njerёzore kёtu midis ujrave tё kalterta, qiellit tё pafund dhe maleve tё larta….


Kёtu – “ Madhёshtia çudit fantazinё
natyra mrekullon nё breg…
Luginat e hapura sykaltёr
pёrmbytin madhёshtinё !….”
Dhe ngjan fort e bukur thenia :
“ Njё xhevahir i rrallё nё Ballkan !…”


Pasqyrimet mbi ujerat e liqenit si xixёllonja ari vёrshojnё mbi gjithё peizazhin liqenor dhe rrotull maleve tё larta, rrёzё fshatrave si gjerdan nё vijёn e thyer tё bregut, endet si qendismё e artё jete, pamja e qetё e natyrёs plot dritё, ujё e kaltёrsi…Kёtu madhёshtia e natyrёs sё pastёr merr ngjyrimet e qiellit plot cudi e mistere…Ketu nёpёr flladin e liqenit bukuritё pёrrallore tronditin shpirtin.
Si njё vend burimesh karstike, PRESPA ka pamje tё rralla e tёrheqёse. Si vend i biodiversitetit e me vlera mjedisore, Prespa gjithashtu ёshtё njёherёsh dhe njё trevё inteligjente e peizazhit, e historisё dhe e kulturёs. Kёtu nё Prespё, malet, kanionet shkёmbore, grykat malore me kodrina tё buta,bimёsia dhe fauna janё shumё tёrheqёse dhe krijojnё vlera kulturore dhe estetike mjaftё origjinale nё mjedisin natyror tё krahinёs, qё pёrmbledh nё formё gjysёmunazore rreth bregut tё liqenit 9 fshatra me njё tёrёsi toponimesh tё emrave qё lidhen me legjendat, me lёndinat e bukura me drurё tё shumtё, me pёrrenjtё e thellё e grykat e mbuluara me masivet kullusore shkallё – shkallё deri nё majёn e Malit tё Thatё e tё Ivanit,me rrugёt e shtigjet malore nё formёn e njё pllaje me ngjarje e histori tё dhimbshme shekullore tё radhitura nё kujtesё brez pas brezi deri nё ditёt tona…Ёshtё njё territor i larmishёm nё natyrё, i magjishёm nё bukuri, tёrheqёs nё atmosferёn e shumёllojshme qё krijon Zona alpine me kullota, lugina tё buta me tabllo piktoreske dhe pamje shumёformёshe nё miniaturё…

PRESPA shtrihet buzё liqenit si njё “lule- natyre e mbirё prej shekujve” ku larmia jetike e historisё ёshtё mё shumё se njё fantazi romantike.Cdo gjё ngjan si njё kurorё. Brezat flasin e tregojnё me kujtime cdo gjё pёr ketё kurore kёnaqёsie e clodhjeje dehёse. Ata tregojnё, secili nё mёnyrёn e vetё, legjenda e mite tё famshme prej largёsisё mijёvjecare tё jetёs nё kёto brigje shkёmbore me peizazhe tё freskёta tё maleve dhe ujёra tё pastёrta tё brigjeve…Ajo eshtё e bukur, e mrekullueshme, tamam si njё nuse e hijshme me mantelin e bardhё dhe syrin e kaltёr. Tё jesh ketu nё PRESPE buzё liqenit, vetja tё duket si Gjon Zaveri nё romanin-pyetje “ PSE ?!” tё shkrimtarit tonё tё madh Sterjo Spasse, ndjehesh arkipelog origjinal nё vlerat e kulturёs turistike me njё ambjent tё qetё dhe mjaftё mahnitёs. Dhe them me fantazinё e imagjinatёs time krijuese : -“ Prespa jonё mё ngjan pёrpara syve si njё mrekulli nga Zoti !”…Se bukuritё janё tё mahnitshme e tё magjishme njёkohёsisht si ajo vajza e re e shkrirё nё legjenda qё tashmё vertetё ёshtё njё nuse e shёndetshme qё mbush jetёn me fёmijё e gёzim. Prandaj rritet Prespa, prandaj kёndon e hedh valle !…
Kёtu nё PRESPE ka jehona tё largёta kujtimesh…Vijnё tё bukura edhe tani oshёtimat shpirtёrore tё ONIT dhe PIKTORIT nё shpellёn e nёndheshme. U bё zakon nё bregun e liqenit ku rrinte piktori nёpёr hajatet e kishave, nёpёr zgavrat e asketeve dhe guvat e Maligradit,pёrditё vajzat e nuset zbrisnin nё liqen e ai ulej buzё ishullit dhe vёrente se si ato qeshnin dhe kёndonin, se si ato mbushnin ujё dhe bёnin pёrpjet. Nga fshati bregu ishte larg dhe valёt zhurmonin…Nё mbremje dielli prirej lehtё dhe lёshonte pasqyrimet e veta tё fundit. Piktori mes imazhit tё fytyrёs sё gjallё e ёngjellore tё ONIT, i rrёmbyer nga kreshtat e shkumbёzuara tё liqenit plot ylbere e pasqyrёza, tha me vete : -“Ah, tё kisha mundёsinё ta hidhja nё dёrrasё borige ketё vegim tё jetёs !…”


PERLЁ ÇUDIE. . .

  • “ Gjerdan i artё, perlё çudie
    je ti, Liqeni im…
    Me rrezёllime furfuritёse
    tё ujrave,
    nё pasqyrё tё zёrave
    ndrit si vegim…
    Mbushur me ёndrra,
    brigjeve tё tua,
    kristalet e bardha
    nё valle lozonjare
    duket sikur lozin pёr mua !…”

Udhёtoj nёpёr brigjet e Prespёs sonё. Qielli ndrit nga dielli i perflakur dhe mё duket sikur fytyra ime merr tё gjitha pasqyrimet e liqenit, nёn nurin e vajzave qё u shket fytyrёs…Uji i liqenit, i kristaltё dhe me pamje mёndafshi shpalos perpara valёfloriri e mijёra kristale xhevahiri. Erё e lehtё qё fryn nga gryka e Ivanit mё kalon nёpёr trup, mё pёrkёdhel flokёt e mi lehtas e ngadalё, me njё fllad qё nuk mё bezdis. Dhe them me krenari e mall : “erё dhe fllad i vendlindjes sime ! ”.(Panorama e liqenit dhe e fushёs sё gjerё buzё bregut tё Prespёs, ёshtё mё e bukura qё tё le njё ndjenjё tё vecantё kёnaqёsie e clodhjeje ). Nёpёr luginat dhe pllajat e fshatrave buzё bregut liqenor, mbuluar me pirgje tё mjegullёs dhe napёn e freskёt tё erёs feshfёritёse, mё merr malli tё kaloj nёpёr flokёt e argjendta tё fushёs, qё u ngjan shumё rrёmbimit tё vajzave nёpёr ёndrra. Njё mall i pёrhershёm, shoqeruar me copёza e grimca jete…Njё kurorёgjerё e maleve qё “ndez” kёngёt melodjoze si art pambarim buzёmbrёmjeve nё liqen…Aty dhe bari nё lёndinё ndihet i dashuruar. Edhe tingujt e natyrёs pёrqafojnё fort gurёt e hirtё, qё duket sikur “ndezin” zёra malli nga e kaluara. Prandaj jam kёtu si “dhimbje dashurie” nё shpirt dhe njё “rob” i pasionit tё bukurive tё saj tё mahnitshme…
Valёt e liqenit nanurisin e lёkunden buzё bregut tё thyer dhe cdo valёz uji mё ngjan si njё “vegim jete”, si njё “rrёfimtar i vetmuar” qё tregon histori tё kaluara nga brengat e tij. Nё kёtё pёrfytyrim poetik nё brigjet e bukurisё vjen edhe njё valёz kaltёroshe, plot ylbere drite e pasqyrёza. Sa bukur !…Aty dallova qartё edhe fytyrёn time tё menduar, por edhe tё freskuar njёkohёsisht. Por, edhe njё peizazh tjetёr natyror i vendlindjes sime, mё tёrheq vemendjen….Nё malet e vargёzuara mbi fshatin ZAROSHKE, njё natyrё e artё mё ngjan si njё “shatarvan shkёmbor” ku piktori i pasionuar ka hapёsirё tё gjerё tё merrёt me mantelin e natyrёs, me njerёzit, me motin e mirё dhe jetёn e gjallё tё fshatit….Tej Kosornikut, hapet i tёrё bregu i thepisur qё vazhdon nё zallishtet e Rrallnikut e tё Osojёs , si njё pamje dalldisёse plot bukuri….Pastaj, njё ishull i vogёl, krejt shkёmbor, rreth 250 m larg nga bregu i liqenit, duket si njё “samar mushke mbi Prespё”, sic e ka cilёsuar kёtё pamje befasuese shkrimtari Sotir Andoni…
Dhe si ёshtё ky ishull : – “ Anemban ujё, pёllumba tё egёr dhe gjarpёrinj tё shumtё; njё kumbull e egёr goditur nga rrufeja, lakuriq nate etj. Pra…njё guvё qё gjendet nёpёr kthinat e bufёve nёn pёrpёlitjet e lakuriqve tё natёs, rrethuar me shtigje shkёmbore, qё sjellin tё freskёt legjendёn e bukur mbi liqen dhe mbartin hijshёm ca tinguj zogjsh me jehona tё largeta kujtimesh…
Ishulli ka gjatёsi rreth 800 m e gjerёsi 200 m dhe rrethohet nga shpate shumё tё pjerrta.Lartёsia mbi nivelin e detit arrin 900 m dhe shkёmbinjtё gёlqerorё tё ketij ishulli pёrbёjnё njё mbetje tё fundosjes sё madhe tё grabenit tё Prespёs. Nё ketё ishull ka bimё natyrore barishtore dhe shumё pak shkurre, shpella e zgavra karstike.Ishulli nuk ёshtё i banuar dhe ka vlera shkencore, kulturore fetare dhe turistike me rёndёsi lokale e kombetare…
Sheshi qё ndodhet nё kurorёn e Ishullit tё Maligradit ёshtё plot vlera arkeologjike.Aty ndodhen varreza prehistorike tё peridhёs sё bronxit e atё bizantine. Mes ketyre varreve janё gjetur stoli e sende tё tjera me vlera arkeologjike tё pasura…Njё ekspeditё shqiptaro-franceze po punon pёrgjatё rrёnojave tё kёtij Ishulli pёr tё zbuluar edhe mё shumё “gjurmё” prejhistorike nё forma mё identike…”.
Ishulli i Maligradit nё formёn e tij tё veçantё si njё copё kodёr e rёnё nga qielli nё liqen, mund tё vizitohet duke ndjekur intenerarin e rrugёs Korce- Zvezdё – Pustec. Prej bregut tё fshatit Pustec aty shkohet me varkё e mjete tё tjera lundrimi…
Brigjet e Prespёs, fshati Zaroshkё ku kam lindur dhe ndodhet shtepia e prindёrve, mbartin gjithnjё bukuri qё sa herё t’i pёrshkruash, lind dicka e re, vetёtin njё jetё e panjohur, ngazёllen njё dashuri e pёrhershme ku i rikthehem kurdoherё me mall, me copёza kujtimesh tё sё kaluarёs fёminore e rinore dhe me sadisfaksionin e kohёs pёr tё jetuar pёrherё pranё vendlindjes.
Unё gjithmonё jam i rrethuar me ketё ndjenjё !..
Ёshtё mjedisi ku kam lindur e ku jam rritur, ёshtё vendlindja ime pёr tё cilёn kur jam larg ndjej shumё mall, lumturohem me ato bukuri :


-“ Gjithmonё pa liqenin i vetmuar ndjehem,
peizazhi i tij gjithmonё mё flet…
Brigjet e ashpra janё jetё dhe histori,
aty gjejnё paqe mjellmat, poetёt nё agim.

Vete ngado…
por thellё nё ёndrrat mё mbetet kaltёrsia
si hap jetesor, si aromё e natyres,
mё rikthehet kurdoherё ky mall,
mё vijnё dёshirat, dashuria pёr anёt e mia…”