Prilli-Petro Sota 


———-

Mëngjeset të freskëta vijnë,

E rrezet pa pengesa zbresin,

Zogjtë, tufa tufa po mbërrijnë,

Edhe pemët, si vajzat i presin,

Pa vellon e bardhë mbuluar,

Sepse lulet i ka mbledhur era,

E kokrrat, të rriten kanë filluar ,

Si femër, më ngjan pranvera.

Flladi, me aromat përzjehen,

Tek dëgjon zërin e një bilbili,

Në shpirt të gjitha të kthehen,

Si muzikë, që e ka sjellë prilli.

Ashtu m’u duke, kur erdhe ti,

Më e bukur ishje, në këtë muaj,

Se qielli u zbeh, por nuk u nxi,

Sikur vije, nga një botë e huaj.

Ti ndoshta, s’e shikove me sy,

Se qielli, nuk u zbeh rastësisht,

Por qenë shënja dobësie për ty.

Po ashtu dhe tek mua natyrisht.

S’të prisja, që ti të vije kështu,

Edhe prillit, ti ngjyrat ja more,

I vendose tek balli gjithashtu,

E bukur, e bardhë si lule bore.