Prillit-Dëfrim Selman


O prill lulesh me aromë,

në lëndinën tënde shtromë!

jatakun prej jeshili,

shtruar manushaqe Prilli…

Më mbulo sipër me fletë,

me gjethet që çele vetë…

Jastëk të më veshë nën krye,

Henen mike bashkë me yje!

Pastaj le të më zerë gjumi,

gurgullimës që sjell lumi!

Me aromë lulesh dehur,

këngës të bilbilit ngrehur…

Të shoh ëndrrës miken time,

të më mbulojë përqafime!!

Buzëqeshur si Pranvera

e çelur si luleshqerra…

Fjetur bashkë përmbi mua,

me aromë lule ftua…

Mbuluar nën gjethe Prilli,

fjetur në erë trendafilli…

Mengjezi kur të vijë sërishtë,

Ëndrrën time mos ma prishetë!

Prill me lule ëndrrash stisur

Mesi pranveres stolisur…