E priste, e gjora nënë,
rrugës largët, që të vinte,
Qe mbledhur, bër një dorë,
shami bardha, lidhur gushës.
mallin mbante, shpirtit fortë,
Atje, ku i dha bekimin priste,
në shoqërinë, e një fluture.
Dielli vrenjtur, syrit shkojë,
nata, krahët zë shpalos,
Vendit ku priste e gjora,
xixëllonjat, zënë ndriçojnë.
Ditë e re, zbardhë përsëri,
dielli priste, synë të çelë,
Por vetmi e nënës shkret,
lot i syrit, kish bërë detë.
