Prita gjatë,mbas ikjes tënde-Urim Mezini


Mbas ikjes tënde,s’kisha më qetësi

Kisha humb busullën e orientimin

Mora inat jetën,që aq shumë e deshëm

Qaja papushim,bër njësh me dëshpërimin.

Përdit në cdo kohë, tek dera të prisja

Ditët po rridhnin, vrullshëm si uji

Muajve nëpër dhëmb,dicka i murmurisja

Edhe stinët po iknin shpejt, ashtu si muaji.

Filluan të çelin të gjitha lulet

Pemët pothuaj, u zgjuan nga gjumi

Sythat filluan ,të mbarsen shpejt

Sidomos në shelgjet ,për kan lumi

Të prita kur fermerët, pregatitën tokën

Kulturat e tyre t’preferuara do të mbillnin

Çelën zambakët dhe nëpër hije mimozat

Sa të prita, kur fermerët qershijat vilnin !

Kaloj dhe stina e verës,me gjithë atë vap

Unë në pritje për ty, isha natë e ditë

Mbajta shpres mos vije n’vjeshtën e parë

U poqën krejt pemët edhe fiqt e dytë

E kisha humbur pothuajse krejt shpresën

Edhe pak vinte dimri e po mbushej viti

Shpesh kundroja yjet,t’mësoja t’vërtetën

Kur si shigjet erdhe e mu ndriçu shpirti

Hëna e yjet ja morën një valle vençe për ne

Edhe diejt u bën bashkë, me ta në valle

Qielli i kaltër,filloj t’lotoj dhe pse s’pat re

Ti përdridheshe rreth meje,si një sorkadhe

E kuptova që kishe harruar të puthje

Sepse nuk pash asgjë,nga puthjet si dikur

Kur puthja nuk lodhej e përlotej n’heshtje

E kuptova që qe shpirti,se zemra s’u kthye kurr

E ndjej që do t’ikësh,ashtu befas,sic erdhe

T’jap besën që kurrë, s’kam për t’harruar

Megjithëse s’do vonoj e shpejt do t’vij pas teje

Me diellin tim dhe puthjen e munguar.

Urim Mezini Torino Itali