Aurora Ndreu
Pritje
“Dritehijet e nje qyteti”
Autore
Aurora Ndreu
Nje renkim si,ofshame del nga thellesi e shpirtit.
Zemra e lodhur nga malli therret si jehone …
U lodha vertet u lodha
Me syte nga porta
e ndryshkur dhe lageshtuar nga shirat
nga pritje e gjate.
Me vetmine time flas cdo nate..
Jeta , kujtimet,
Si flete te zverdhura te nje libri bosh ,pa fjale,pa rreshta.
Kandili i jetes po shuhet ngadale..
Neteve rri zgjuar gjer ne agim
mallin ,dhembjen e shpirtit shuaj me lot..
Sonte …
Trupi me eshte mpire
Duart nuk i ndjej..
Kjo nate e ftohte dhjetori..
Drite merr nga hene e plote..
Drite e bardhe mbi debore ..
O bijte e mi ..sonte ju pres
Vetmine time dua ta tres…
Dua te kendoj ,te pi, te dehem
si dikur…
Me nje gote vere ne dore te prehem.
Merrni trupin tim dhe flakeni tutje..
Do kthehem ne akull,do kthehem ne gur..
Ne deje te ndjej ardhjen tuaj
Tju bekoj ,pastaj te nisem per udhe.