Pritje…Xhevahir Cirongu


Nga Xhevahir Cirongu

(Kushtuar kolegut dhe mikut tim Hasan M. Shahinaj)

Vesa e mëngjesit sumbull mbi gjethen kish’ rënë,

dhe retë e vjeshtës përpëliten lart në qiell,

edhe gjumi vjeshtak ngjyrën e gjetheve kishte marrë

jashtë dëgjohej vetëm një zë zogu duke qarë!…

Vrapova pas një gjetheje që ecte në asfalt,

s’e kapa dot, ajo rendi pas një rrote të një fiati,

e çuditshme qenka vërtetë kjo botë e mistershme,

edhe gjethet e pemëve me mall zemre i digjte fati!…

U ula sërish atje përbri si zakonisht te një lokal

në pritje mes zhurmës atje të një shkaku,

vërtetë nuk vonoi shumë, sërish aty ai erdhi

bashkë me ngjyrat e gjetheve të vjeshtës më buzëqeshi…