PRIZRENASE E VJETËR


Tyran Prizren Spahiu

Dehur nga bredhjet e mesnatës,
pashpresë
i humbur kërkoja kënaqësinë,
kohë atë, kur endja rrugëve të mëkatit,
u dhashë pas injorancës,
atëbotë
jeta më rëndonte shpirtinë,
frikësuar nga koha, mosha që rëndon,
zbrazja gotat qetësuesë,
erdhe si krijesë e paftuar
më shigjetove, shpejt robërove,
solle dritëzën e shpresës ,
ti
e Vjetra Prizrenase,
zonjë e kalldrëmave,
je ajër që më frymon ,
art që frymëzon,
e kuq rrjedh në venat e mia
oazë në shkretëtirën e pafund,
netëve të gjata në errësirë
simfoni që pëshpërit.
*
Taj Mahalla enkas e ndërtuar
për krijesa që epshet e puthjeve të zjarrta,
rigjallërojnë ndjesinë nën shkallët e Ralinit,
vend ky i Bekuar për dashnorët rinor
pamposhtura zonjushë,
mbolle mirësi në pusin e pafund,
bujarinë solle në oxhakun e shtëpisë,
çiltërsinë e te qenurit krenar,
modestinë, mësuar kam nga Ju..
e jetës tim mësuese…
*
Ka kohë natyrës time
portën e xhelozisë e mbylle,
udhëzove të pangopurën mëri,
të gjen folenë në humnerën e errësirës.
Largove kometat e stuhisë të mposhtur,
binde shkretëtirën të bëj vend oazës,
sot,
falenderues jam dhuntisë së dhënë,
besoj
në Firdeus takim të përjetësisë…
* Ralin pjesa e vjetër e qytetit
në Prizren..

About Post Author