Shkruan: Prof. Dr. Abdulla Mehmeti
Studiuesi dhe miku i çmuar Feri Arifi, të falënderoj për vlerësimin “shoku i së vërtetës”! Respekt edhe për studiuesit e palodhur, Fahri Xh Xharra dhe Qazim Namani!
Ka pasur dhe ka bota shqiptare studiues të mirë, që tërë jetën ia kanë kushtuar shkencës dhe studimeve për historinë, gjuhën, kulturën dhe autoktoninë e shqiptarëve, por ka edhe shumë zbrazëtira që duhet të plotësohen, të lidhen mirë e mbarë, me përkushtim e logjikë, ashtu siç i përgjigjet realitetit, të kaluarës sonë të lavdishme. Edhe sot e nesër nuk është vonë. Harresa është varri i së vërtetës! Tragjedia më e madhe e kombit shqiptar në lidhje me këtë çështje është mungesa e kujdesit, e dorës së Shtetit. Me punë dhe sakrifica individuale, siç kanë vepruar gati gjithmonë studiuesit shqiptarë, nuk ndriçohet gjithë kjo histori e madhe, e pafundme, e shtrembëruar dhe falsifikuar ndër shekuj nga të huajit, e kopjuar nga shumë studies tanë të paditur. Madje, shtetet tona janë tepër të pafuqishme (duhet ndihmë e madhe edhe nga jashtë) për studimin e kësaj historie të madhe, sa ka nevojë për ndriçimin e plotë të saj dhe rishkrimin e historisë së vërtetë të popullit shqiptarë.
