Prof. Dr. Abdullah Mehmeti:Me shkas, lufta aktuale në Ukrainë, pas agresionit të Rusisë mbi këtë shtet fqinj të saj


Prof. Dr. Abdullah Mehmeti

Me shkas, lufta aktuale në Ukrainë, pas agresionit të Rusisë mbi këtë shtet fqinj të saj

Sa janë të ngjashëm dhe sa të ndryshëm populli ukrainas me popullin rus?

Shumica e banorëve të Ukrainës nuk kanë prejardhje sllave, por janë banorë vendës të sllavizuar. Ukrainasit janë popull me rrënjë të përbashkëta me banorët e Vllahisë, të Besisë (Besarabisë, sot Moldavisë), Gurisë (më vonë Gruzisë-Gjeorgjisë) etj., jo me sllavët, mongolët dhe tartarët e ardhur shumë më vonë në këto vise.

Tri pellgjet e mëdha të lumejve, i Danubit, Dnjeprit dhe Donit, jo vetëm që përbëjnë një tërësi gjeografike, me derdhje në Detin e Zi, por edhe banorët e këtyre rajoneve kanë prejardhje, rrënjë etnike dhe histori të njëjtë. Kjo hapësirë gjeografike i takon Evropës, me të gjitha karakteristikat e saj, pavarësisht nga dyndjet e mëdha të popullsisë vendëse, shpërnguljeve me dhunë, ndryshimit të strukturës demokrafike të këtyre rajoneve, sidomos pas dyndjes së fiseve sllave në këto hapësira, invazionit të mongolëve dhe shkatërrimeve nga fiset tartare (barbare) në periudhën e Mesjetës e më vonë.

Sidoqoftë, ajo që i ndan dhe bashkon në pikëpamje etnike, historike, gjuhësore, kulturore, fetare, nuk është shkaku i luftës aktule që zhvillohet në Ukrainë pas agresinit të Rusisë mbi këtë shtet fqinj, por janë interesa të tjera gjeopolitike dhe gjeostrategjike, prirja për dominim e Rusisë mbi shtetet tjera të rajonit dhe jo vetëm dhe prirja gjithnjë e më e madhe e popullit të Ukrainë për t’u rikthyer në qytetërimin evropian, të cilit edhe i ka takuar në të kaluarën.

(7 mars 2022)

 

11