Prof.Dr.Petrit Bara,vizion bashkëkohor për  një universitet të standardeve Evropiane: Halil Rama – Mjeshtër i Madh


Universiteti “Luarasi”, bashkëpunim efikas me klinikën gjermane “Michels”

Prof.Dr.Petrit Bara,vizion Bashkëkohor Për  Një Universitet të Standardeve Evropiane

 Halil Rama – Mjeshtër i Madh

  • Prof.dr.Petrit Bara, që si intelektual bashkëkohor, demokracinë e konsideron sfidë në dinjitet, në vlerë, në përpjekje, në arritje dhe se thelbi i mendimit dhe veprimit të tij është vetëm konkurrenca në vlera, parasëgjithash e vlerëson bashkëpunimin me klinikën gjermane “Michels”, për faktin se synon që emigrimi i detyruar në vendet shumë sociale si Gjermania të zëvendësohet me emigracionin e dëshiruar dhe të planifikuar nga projektet e përbashkëta, me kohezionin bashkëkohor.

STUDENTËT E INFERMIERISË TË “LUARASIT”, PJESË E RRJETIT TË SPITALEVE GJERMANE “MICHELS KLINIKEN”

Grupi gjigand gjerman në industrinë shëndetësore “Michels”, fton studentët e “Luarasit”: Bëhuni pjesë e jona përmes praktikave.

Dy muaj më parë, universiteti “Luarasi” dhe klinika gjermane “MICHELS” nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi afatgjatë për të trajnuar studentët e fakultetit të shkencave mjekësore në fushat e kujdesit dhe të terapisë.

Të enjten e 20 prillit 2023, drejtuesit gjerman të grupit më të madh të Gjermanisë dhe Europës në profilin socialshëndetësor zhvilluan leksion të hapur me studentët e “Luarasit” duke i ftuar të jenë pjesë e tyre përmes praktikave klinike.

Rrjeti i spitaleve gjermane “Michels Kliniken” ka shprehur interesim për të bërë pjesë të saj, studentët e Infermierisë të Fakultetit të shkencave Mjekësore të “Luarasit” nëpër klinikat dhe spitalet e saj të njohura në Gjermani, njëherësh u ofron mundësinë edhe për të vijuar praktika profesionale. Prof. Dr. Petrit Bara, dekan i Fakultetit të shkencave Mjekësore “Luarasi” tha se studentëve që do të kryejnë praktikat klinike 3 javore në Gjermani do u sigurohet vizë pune, akomodim si dhe pagë e kënaqshme. Në fund do pajisen me certifikatë. Ambiciet e grupit “Michels” janë të mëdha sipas profesor Bara; ata synojnë të hapin një master profesional bashkë me universitetin “Luarasi” si dhe një qendër rehabilitimi ku praktikat do të hapen edhe për studentë të rajonit. Studentëve të Infermierisë ju prezantuan edhe leksione të hapura nga pedagogët gjermanë.

Ndërkohë, studentët e infermierisë në këtë takim u njohën me rrjetin e Klinikave “Michels” në të cilat mund të punësohen, si dhe me procedurat e lehtësuara të aplikimit për ta.

Drejtuesit e grupit “Michels” mundësojnë falas jo vetëm kurs intensiv për përvetësimin e nivelit B1 të gjuhës gjermane për studentët e interesuar të infermierisë por japin edhe bursa.

“Rikthehemi për të dytën herë në Shqipëri. Sot kemi mundësinë që përpara kaq shumë studentëve të interesuar të shpalosim qëllimet tona në këtë bashkëpunim që kemi me universitetin “Luarasi”. Ne nuk kemi përfitime financiare, por duam të sigurojmë gjithçka që duhet nga ana e praktikës. Ofrojmë bursa për studentët. Sot ne u tregojmë se cilat janë kushtet për tu pranuar në program”, -tha  Kurt-Josef Michels, CEO i grupit “Michels

“LUARASI” DHE “MICHELS”, MASTER PROFESIONAL TË PËRBASHKËT

Universiteti “Luarasi” dhe klinika gjermane “Michels” do të hapin në Tiranë një master profesional të përbashkët dhe një klinikë riaftësimi e rehabilitimi, ku do të kryejnë praktikat studentët e Masterit. Marrëveshja për këtë u rikonfirmua të enjten nga Prof. Dr. Petrit Bara, Dekan i Fakultetit të Shkencave Mjekësore të Universitetit “Luarasi” dhe përfaqëuesit e klinikës gjermane “Michels”, Zt.Kurt – Josef Michels e Zt. Kai – Uëe Michels, gjatë një leksioni të hapur mbresëlës me studentët në një nga sallat e Hotel Tirana Interantional.

Nis kështu implementimi i një marrëveshjeje bashkëpunimi afatgjatë në fushat e transferimit të njohurive, trajnimit të studentëve dhe punësimit të specialistëve në fushat e kujdesit dhe të terapisë, të nënshkruar rreth dy muaj më parë nga Universiteti “Luarasi” dhe klinika gjermane “Michels”, në fushat e transferimit të njohurive, trajnimit të studentëve dhe punësimit të specialistëve në fushat e kujdesit dhe të terapisë.

Parasëgjithash, -vijoi nëvizon Prof.Bara, – kjo tregon se Universiteti “Luarasi” dhe klinika gjermane “Michels” janë partnerë seriozë të barabartë dhe duan të punojnë së bashku për të siguruar që burimet e disponueshme të të dy partnerëve të promovojnë dhe mbështesin qëllimet e njëri-tjetrit. Dhe në këtë kuadër, një nga qëllimet e përbashkëta është përgatitja optimale e studentëve për një jetë të suksesshme profesionale në Shqipëri dhe në tregjet globale në konkurrencë ndërkombëtare. Dhe për këtë, ndërkombëtarizimi i arsimit universitar është një parakusht.
Dekani i Fakultetit të Shkencave Mjekësore të Universitetit “Luarasi”, Prof.dr. Petrit Bara, i cili demonstron një model të ri sjelljeje dhe përkushtimi ndaj partnerëve ndërkombëtarë dhe studentëve të vet (si edhe gjatë më shumë se një dekade kur themeloi dhe drejtoi me komepetencë e profesionalizëm Fakultetin e Shkencave Mjekësore të Universitetit Mjekësor të Tiranës), e konsideron të një rëndësie të veçantë bashkëpunimin me klinikën gjermane “Michels” në Berlin, një nga grupet më të mëdhaja të Gjermanisë dhe Europës në profilin socialshëndetësor. Kjo u konstatua fare qartë edhe gjatë leksionit që përfaqësuesit e klinikës gjermane “Michels”, Zt.Kurt – Josef Michels e Zt. Kai – Uëe Michels zhvilluan me studentët e “Luarasit”.

Implementimi i Marrëveshjes u siguron studentëve hapësira punësimi në muajt e verës (2-3 muaj) në ambientet e klinikës gjermane “Michels”, ndihmës infermierë, punonjës social dhe shpërblimin e tyre. Po ashtu ju siguron një vizë pune, strehim, ushqim, pagesë. Kësisoj, kemi të bëjmë me lidhje fantastike të studentëve të “ Luarasit” me klinikat e Gjermanisë. Kjo sipas Zt.Kurt – Josef Michels do të bëjë të mundur që studentët shqiptarë do të jenë në Berlin duke ndihmuar gjatë formësimit. Ai u tha studentëve se: “Jo vetëm të jeni aty, por të sillni idetë tuaja dhe të njiheni me kolegë të rinj; të rriteni dhe të mësoni sëbashku. Të përjetoni suksese të vërteta në ekip dhe me pacientë. Të keni kohën e cila ju nevojitet në rehabilitim; të përqëndroheni në gjërat thelbësore”.

Ndërsa Zt. Kai – Uëe Michels, duke e konsideruar infermierinë më shumë se një profesion, i porositi studentët e “Lauarasit” të punojnë në ekipe të përzemërta me kolegë të cilët i besojnë dhe mbështesin njëri-tjetrin. Kjo edhe për faktin se siç argumenton Prof. Bara, bashkëpunimi mes dy partnerëve konsiston në shkëmbimin e rregullt të specialistëve të fushave të ndryshme; Praktikat e infermierisë, Kujdesi Mjekësor ndaj të sëmurëve, sidomos riaftësimi e rehabilitimi mjekësor dhe kujdesi ndaj tyre, duhet të zhvillohet në interes të dy partnerëve.

Gjatë këtij eventi mbresëlënës u bë e ditur se Universiteti “Luarasi’’ dhe klinika gjermane “Michels” synojnë të realizojnë transferimin e njohurive të lartpërmendura përmes shkëmbimeve të rregullta të stafit, takime pune, konferencave tematike, seminareve dhe praktikave. Fokusi i tyre është arritja e një kuptimi të përbashkët të përmbajtjes mjekësore dhe potencialit ekonomik të rehabilitimit mjeksor gjatë arsimit universitar.

TRAJNIM DHE PUNËSIM SEZONAL PËR 100 STUDENTË TË “LUARASIT” NË GJEMANI

Dekani i Fakultetit të Shkencave Mjekësore të Univerësitetit “Luarasi”, Prof.Bara bën të ditur se pika kryesore e kësaj mërrëveshje është hapja e shkollës së gjuhës gjermane në Tiranë nga vetë klinika gjermane “Michels”, nga e cila do të mund të trajnohen deri 100 studentë dhe kursantë në nivelin B2. Kjo e fundit do të drejtojë një shkollë gjuhësore në pronësi të saj në Tiranë, mbështetur nga një model bursash, ku studentët e Universitetit “Luarasi” do të kenë mundësi të mësojnë gjuhën gjermane paralelisht me studimet e tyre. Kjo shkollë do të mund të shfrytëzohet nga studentët e “Luarasit” sipas kërkesave të tyre dhe partnerëve të tjerë.

Prof.dr.Petrit Bara, që si intelektual bashkëkohor, demokracinë e konsideron sfidë në dinjitet, në vlerë, në përpjekje, në arritje dhe se thelbi i mendimit dhe veprimit të tij është vetëm konkurrenca në vlera, parasëgjithash e vlerëson bashkëpunimin me klinikën gjermane “Michels”, për faktin se synon që emigrimi i detyruar në vendet shumë sociale si Gjermania të zëvendësohet me emigracionin e dëshiruar dhe të planifikuar nga projektet e përbashkëta, me kohezionin bashkëkohor, duke përgatitur specialistë shëndetësor edhe për nevojat e vendit. Parë nga ky këndvështrim, zbatimi i marrëveshjes konsiston në ofrimin nga klinika gjermane “Michels” për çdo vit të specialistëve si Lektor për kurse mjekësore në fushën e kujdesit dhe terapisë së orientuar drejt rehabilitimit dhe riaftësimit, për të kryer leksion 1-2 herë në vit.
Studentët që do të dërgohen për praktikat 3-javore në klinikën gjermane “Michels” do të kenë të siguruar hapësirat e spitaleve, lektorët, pedagogët e praktikës, strehimin dhe ushqimin. Ndërkohë ata do të pajisen me një çertifikatë praktike e cila do të njihet nga Universiteti “Luarasi” pasi është dërguar programi i praktikës 3-javore që do të kryhet në klinikën gjermane “Michels”.

Universiteti Luarasi dhe klinika gjermane “Michels”, një deri dy herë në vit do të prezantojnë potencialin e tyre të bashkëpunimit, prezantim ky që do të bëhet në konferenca të specializuara me të rinjtë e interesuar nga Shqipëria.

Falë kontributit të Universitetit Luarasi dhe vizionit bashkokor e përkushtimit të dekanit Bara, brenda një harku kohor dy vjeçar, Fakulteti i Shkencave Mjekësore arriti të ketë 400 studentë dhe pritshmëritë e këtij vitit janë më të mëdha.

Ky bashkëpunim,-thotë Prof.Bara,- i vlen pritshmërisë së studenteve dhe përgatitjes së tyre që në vitin e dytë për zbatimin e projektit tonë me klinikën gjermane “Michels”. Ai argumenton se studimi që në vitin e dytë do të rrisë në mënyrë të ndjeshme cilësinë, përgatitjen e tyre në nivel europian për të qenë konkurues në tregun e punës brenda dhe jashtë vendit.