Prof. Tyran Prizren Spahiu:Kulla e pajtimit( Anton Cetta)


Prof. Tyran Prizren Spahiu:Kulla e pajtimit( Anton Cetta)

TANI, kërkojmë të hapen dyert e Mauzoleumit,
yjet këtë para-lajmërojnë,
pajtuesit e gjaqeve janë nisur,
ehoja pëshpërit,
simfonia troket, janë Shqiptarët,
shkrepin besë , virtytë të fisnikërisë,
botë kjo qëndisur me pergamen
lartëson ndjenjat e Plakut Anton,
ka kohë që janë zbritur,
në altarin e përjetësisë,
sërish dhe sërish kujtohen,
në vend të bekuar të Pajtimit,
dëgjohen fanfaret e shqiptarisë,
janë gjakfalësit,
marshojnë me notat e lahutës,
brezat do shkruajnë poezitë për Dardanët.
*
Ngrituni, respektit bashkohuni
bëni vend për Pajtuesit e Gjaqeve,
zbukuruesit e kopshtit të parajsës,
nuk kërkojnë shumë,
vetëm hapësirën e merituar,
Kullën e Përhershëm
po ,
edhe nesër do përmenden,
sheh, ja ku janë,
po vijnë të denjët,
Merituarit e Plisit,
përmendore e gjallë e plakut të urtë,
mbase edhe shkronjat
do çajnë kufijtë, tregojnë vlerën,
e Lëvizjes Kombëtare me përmasa Gjithëshqiptar,
përcjellur nga Burrat e Besës
Arbanasit,
Betuarit e Republikës Dardani,
*
Nuk do jenë të harruar
sot, po, po, sot,
duhet ndërtuar mauzoleumin për Këshillin Qendror
që nga galaktika të ndriçojnë pjesëmarrësit,
aureola kurrë e shuar takon Arbanasit,
bëni vend në enciklopedin botëror,
do qëndrojnë aty
Urtaku me Lashtësinë,
pergamenti do dëshmon,
janë Ilirët, Kombi Atëror.

Prof. Tyran Prizren Spahiu
Vargje poetike

About Post Author