Prof.Tyran Prizren Spahiu:Mistik


Prof.Tyran Prizren Spahiu

Heshtur, sfidon fshehtësit
endet lartë në kështjellë i vetmuar
armatosur me mburojë
jetëson në këtë botë virtyti thjeshtësi
papandehur
largohet nga zhurma
në jetë mitike, hijerëndë por tejet modest.
*
Pyesin, si nuk kemi ditur ku gufon i panjohuri burim
ku jeton, për të nuk kemi dëgjuar
ndoshta është mirazh apo i kohës bohemi!
*
Largohet, pyetjet i anashkalon
thojnë…i fjalës është
endacak i qytetit, bredhës i natës
agimin takon me lindjen e diellit
sërish tretet me Lidhjen.
*
Pa gjurmë si qetësia e gjithësisë
shkrihet me bukurinë e Urës së Gurit
sheh
si vet hija zhduket pas Kalasë antike
thua se…është legjendë i gjysmë-errësirës.
*
Përsëri vonë kur zbrazet qyteti i lashtësisë
aty është, bredh rrugëve dashnori i kalldrëmave
zgjohet buzëqeshja e fshehur posi feniksi
frymëzmi vazhdon me Prizrenin e Traditës.

Vargje poetike

About Post Author