Prof.Tyran Prizren Spahiu:Ne, ndërgjegje e kombit


Prof.Tyran Prizren Spahiu:Ne, ndërgjegje e kombit

Dhuntia zbriti

të rrekemi penës,

armë kjo çiltër e pamposhtur

na është dhënë neve, ndërgjegjes së popullit.

*

Shkronjetarë, artistë, shkrimtarë,

ngritni zërin hyjnor,

damkosni të paepuritë, laramanët e shumëzuar,

gjuetarët e errësirës së natës,

dhunuesit, me lëkurë qengji të mbështjellur.

*

Poetë,

në ju ngrihet tempulli i krenarisë,

veshur me bujari

le të vërshojnë shkronjat e juaja

therin errësirën,

përgjegjës jemi për shkronjat e pa-shkruara,

ngarkesa do bie mbi ju,

kurrsesi nuk duhet harruar djallëzitë.

*

Syqeltësia, kreativiteti,

është mbi shkronjetarët,

Ju, të Bekuare, ju, morali i njerëzimit,

shkrepni vargjet, zhveshni përdhunuesitë.

*

Ata, magjistarët primitive të kënaqësisë,

nxitësit e urrejtjes,

mjeshtërit e përçarjes, endacakët në trojet e Arbërisë,

që tani, zhveshni nomadët,

zhveshni ardhacakët,

le të dijë bota e mbarë

tek ne, Ilirët është arma e drejtësisë.

Prof.Tyran Prizren Spahiu

Vargje Poetike Shkronjëtari

About Post Author