Profili…Gezim Llojdia


Gezim Llojdia

Traditat shqiptare kanë luajtur rol në zhvillimin e letërsisë lirike, po më e rëndësishmja është tradita e vendit, letërsia popullore dhe përtëritja e një zhanri të tillë, një formë e shkëlqyer aforistike dhe sentenciale për të dhënë mendimin, filozofinë dhe ndjenjën në mënyrë sa më konçize dhe elegante thonë kritikët e letrave.

Një ndër lirikët shqiptarë përmendet edhe Ali Asllani. Poezia e tij pati një komunikim jo te zakonshëm me lexuesin dhe mendimin kritik te kohës duke sjellë ndjeshmëri dhe perceptim të ri.Shumë krijues duke ndjekur këtë shembull tipik që ka rrënjë dhe origjinë nga Vlora kanë hyrë në këtë hulli.

Mund të thuhet se një poete si Gjinovefa Myrtaj me botimin e ri:”Drejt teje fluturoj” kërkon të futet në hullinë e lirikut, që u rrit në të njëjtin fshat,fshati Vajzë, Vlorë dhe në botimin e saj këtë kjo autore sjell një radhitje fjalësh,figurash e strofash që vazhdon elendisjen e përhershme të vargut,me finesën e saj. Vecantësia e kësaj autoreje është se këtë motiv e ka të drejtpërdrejtë,duke u bërë fjala të cilat nëpërmjet një përjetimi personal,trondisin ndërgjegjen e saj artistike për gjithshka.Autorja me këtë vëllim poetik ka krijuar një profil të sajën duke treguar vlera të vërteta e të sinqerta në poezinë lirike.Vëllimi me lirika :”Drejt teje fluturoj” ka rreth 80 lirika.Gjithsejt 85 faqe.Dhe një pararedëse të shkrimtarit Lulëzim Hajdari.

C’fare shprehin titujt të tillë të lirikave si:” Mall”,”Eja”” ëndrra ime,kali i bardhë,”E para dhe e fundit dashuri”,” si një çapkën”,”pikëpyetje”,”dashurit nuk kanë arsye ylli im” etj,.

Brenda kësaj shumësie jeton ai lirizëm,që i jep hapësira të gjera vargut dhe botës shpirtërore,ku imazhi poetik shtrihet në hapësirat e vizioneve të pafundme duke u shpalosur para syve tanë bukuri të rralla poetike,që të ngelen në kujtesë dhe kjo ndodh sepse autorja pasi ka qëmtuar përjetimet individuale,zbulon botën shpirtërore, që natyrshëm sjellë atë gjuhë dhe stilistikë të freskët.

Duke shqyrtuar një poezi:

Unë s’të quaj dritë,por ëndërr

Ëndërr që më fali dritë mua/

Kur nata në shpirt më flet në emër

Veç atëherë kuptoj sa dua..

Ky është vargu i saj si në të gjithë vargëzimet tjera të kësaj autoreje ,me rrezatim që sa të bën për vete,aq edhe të degdis tutje,atje ku përqafohet me jetën,puthet me pëllumbeshën,shullëhet me…nusëron me stil tjetër ,po të ndjek me zjarr të ri”,duke u stacionuar në gjirin e poezisë popullore të ngritur mbi themelet e vendlindjes .Këtu morri nektarin e poezisë,përthithi e beri të vetin mençurin e vargëzimit,ndjeshmërinë e mendimit poetik,psikologjinë,si dhe reflekset e botës shpirtërore,të shfaqura në një sintezë të thellë të urtësisë dhe filozofisë popullore.Është si puna e tharmi,t që ajo e merr nga pema e shtrydh dhe gjithçka mbetet brenda saj pasi e kullon është nektarin.

Kjo autore njeh mjaftë mirë teknikat e të shkruarit duke përdorur stilin e njohur për lirikën. Nuk ka pengesë apo vështirësi për të ndërtuar poezi edhe thjeshtë dhe jo vetëm mbi përjetimet shpirtërore. Dihet sipas studiuesve të kësaj fushe se :Poezia lirike i ka temat e pakufizuara, prandaj vendosja e tematikes si kriter për klasifikim e lirikës në lloje e shpie, secilin që provon të bëjë këtë në sprovë çka të konsiderojë si lloj e çka jo. Megjithatë pasi tradita e poezisë lirike ka dëshmuar, që nga shumësia e temave ajo trajton disa tema në mënyrë shumë më të shpeshtë se temat e tjera, ndoshta mund të përmendim disa lloje të poezisë sipas këtij kriteri të klasifikimit: lirika e dashurisë, lirika atdhetare, lirika e pejsazhit, lirika sociale, lirika religjioze, lirika mendimtare. Llojet e poezisë lirike që janë hasur që në antikë janë: himni, oda, elegjia, ditirambi, epigrami, epitafi.

Kur merr në dorë një libër me lirikë mendimi është se çfarë ka brendia e tij?Nëse në kopertinë nuk do të gjendej emri i autores gjithkush mund ta ngatërronte me poetet lirikë.Pjekuria artistike është më se mjaftueshme për të sjell krijime të ndjera me finesë .

Metaforët e përdoruar mund të shprehin fuqimisht na shkaktojnë tronditje të situatave të befta,përshtypje të jashtëzakonshme të njeriut që përjeton gëzim e ndien dhimbje. Ato ngelen sajesa të veçanta të krijuesit të veçantë,ku fjala “rrufe” ndryshon domethënien themelore duke u kthyer në një zog ”,që fluturon lehtë-lehtë”si një valë në sup të erës.Autorja ka arritur te kete sukses nëpërmjet dy goditjeve që ajo ka bërë.Së pari:Gjuhën e thjeshtë pra lëndën ajo e përzgjedhur nga jeta e sotme duke hyrë në mjedise si natyra e bukur,fshati,jeta njerëzore,bimore etj dhe së dyti; autorja mendoj se njehe edhe një gjuhë tjetër që quhet misticizëm që nga greqishtja mistikos do të thotë:e fshehtë.Të hyrit në këtë në këto udhë që si përmbajtje kanë shpirtin ,kanë aftësi mendimi e dritë ndriçimi shumë herë më të madhe dhe të pagabueshme nga njerëzit e tjerë. Frymëmarrja e shenjtorëve është ndriçimi i shekujve . fjalët e tyre janë-diamant në portën e shpirtit.Dihet se poezia e është bijë e parë e bukurisë hyjnore .Në një përsiatje: Lëvizje e ngahershme shpirtërore është një simfoni që here ngrihet e herë ulet dhe sipas kësaj ngahare vjen edhe frymëzimi poetik. Nëse ajo mungon kuptohet që ka ngecur poezia. Është thjeshtë një shtjellim mendimesh, idesh, njohurish, kërkesash të brendshme shpirtërore apo një rrëfim me fillim por pafund?! Ekzistojnë poetë apo individë me aftësi të caktuara sigrafike…shkruajnë kritikët e poezisë? Poezia ngjan me detin, fjalët me peshqit, ndërsa poetët me rrjetat e peshkimit, pra janë ata të cilët thurin, gjallërojnë, kompletojnë “skeletin” e gjuhës së bukur letrare.Nuk gënjejnë por nuk thonë të gjithë të vërtetën, misteri mbetet gjithmonë diku në mes…Poezia Eshte ndjenje e jo mendim. Ne te kundërtën ajo nuk është poezi, shkruante Poradeci.