“Prognoza”-Eqerem Canaj


Poezi

Nata me rremben

labirintit te endrrave,

ndersa bej te eci drejt,

ngjitem ku rrine shqiponjat.

Dhe nga larg shikoj, miku im,

si rrjedhin lumenjte bishtmalit,

edhe syte ty, per anje cast, s’t’i ndaj,

ku, si mize, fshehur rri nen bisht te kalit:

miku im armik, s’te pashe njehere trim,

me trimeroret tok, e prape mbete krimb.

Miku im armik, ngrije bishtin pak,

mushkerite mbushi me ajer te paster,

edhe me jeten shikou sy me sy,

mos e mendo vdekjen, ajo eshte larg.

Vjen e iken vdekja, i vjen ndot nga ty,

beju, ne mundesh, paksa njerezore,

se kali i kuq, tash duke dhene shpirt,

dhe, nen bisht te kalit, miza do ngordhe:

miku im armik, s’te pashe njehere trim,

me trimeroret tok, e prape mbete krimb.