PROGRAMI KUVENDIT TË PRIZRENIT -1878
Nga Nazif Laçi

Me fillimin e shkatrrimit të katër përandorive të mëdha: Ruse, osmane, austro-hungareze dhe gjermane). Pra, edhe të përandorisë osmane, në pjesën e dytë të shekullit XIX filluan të krijohën shtetet nacionale. Me këtë ndryshim të gjeopolitikës botërore, rilindasit tanë shpejtuan për një organizim politik gjithëkombëtar. U mbajtë Kuvendi i Lidhjës Shqiptare të Prizrenit më 10 Qershor,1878. Në kuvend kanë marrë pjesë përfaqësues nga katër Vilajetet shqiptare: Vilajeti i Shkodrës, Kosovës, Janinës dhe Manastirit. Liderët shqiptarë: Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri, Ilaz Pashë Dibra, Sylejman Vokshi e shumë të tjer. Kuvendi, kishte hartuar programin kombëtar për veprim, i cili parashihte çlirimin dhe bashkimin me forcë të katër vilajeteve shqiptare dhe formimi i një ushtrie unike me një komandë veprimi, si dhe institucionet e tjera të shtetit shqiptar. Programi i LSHP me përfundim të luftrave ballaknike nuk u realizua, sepse fuqit e mëdha të kohës i coptuan tokat shqiptare, duke i ngop shofenistet ballkanas ( Serbinë, Greqinë dhe Malin e Zi ). Kongrei i Berlinit ishte fatal për shqiptarët dhe më vonë Konferenca e Ambasadorve në Londër,1912-1913 e formoi Shqipërinë londoneze me vetëm 28 mi kilometra katror, ndersa nga trunu u ndanë mbi 50 mi kilometra katror, toka shqiptare. Programi i LSHP edhe sot është aktual, sepse tokat shqiptare janë akoma të pushtuar nga armiqtë. Në kohën e tanishme Kosova u çlirua nga okupatori serb, por akoma faktori ndërkombëtar po luhatet me ia nda një pjesë të saj. Programi i LSHP do pusho atëherë kur Çamëria, Ilirida, Kosova Lindore (Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë_ si dhe s-Shqipëria veriore (Tivari e deri në Peshter të çlirohen).