“Progresi teknologjik”-përkthyer nga Irma Kurti


“Progresi teknologjik”

Përkthyer nga Irma Kurti

Kur teknologjia merr të gjithë pushtetin
dhe nuk i lehtëson më
marrëdhëniet njerëzore,
por i zëvendëson ato.

Kur ne nuk flasim më bashkë
përveçse me kompjuter ose me celular
dhe kur çdo intimitet njerëzor
bëhet pastaj dytësor.

Kur fëmijët nuk luajnë më tok,
por secili vetëm në botën elektronike të tij,
dhe nëna nuk i jep foshnjës për të pirë
nëse sytë e saj në ekranin e celularit fiksuar s‘rrinë.

Nëse ne shohim një arsye
për të ruajtur racën njerëzore,
dhe ajo është vetëm
përmes fekondimit in vitro,

me siguri, ne do të humbasim të gjithë.

THÓR STEFÁNSSON, Islandë

Përktheu në shqip: IRMA KURTI

Bashkëpunoi: GERMAIN DROOGENBROODT

Pikturë nga TOBY TOVER, SHBA