Prolog…Gerta Bandilli


Gerta Bandilli

Pasditja porsa kishte rënë e përgjumur. Rrezet e diellit nuk vinin dot deri tek dritarja, ku ata te dy i kishin qëndruar qiellit përballë. Për herë të parë në jetën e tyre ndiheshin të qetë. Ishin lodhur shumë gjatë gjithë atyre viteve që kishin qenë larg njëri – tjetrit. U lodhën edhe më shumë kur bashkë kaluan beteja të shumta, të cilat herë i kishin fituar dhe here jo. Ema i zgjati filxhanin e kafes dhe ai e mori me dorë të dredhur. Nuk i besohej se kjo qetësi ishte e tija, siç nuk i besohej se ndodhej përsëri me të. Një pikë loti i shkau pa dëshirë në faqe. Ajo e pa, u ngrit dhe i vuri dorën në sup.

– Mjaft, kaloi tani! Pastaj ne na kanë mësuar që burrat nuk qajnë.

– Qajnë, Ema, qajnë…

– Me lot?

– Me dhimbje…

Nga: ” Lotët e trishta të një burri”

-Mjaft, kaloi tani! Pastaj ne na kanë mësuar që burrat nuk qajnë.

– Qajnë, Ema, qajnë…

– Me lot?

– Me dhimbje…