Prometheu mantelbardhë-Bajram Kallaba


PROMETHEU MANTELBARDHË

( Në Ditën Botërore të infermierisë, Kushtuar Ilaz Selim Ferës-alias Doktor Ilazit nga fshati Ferë-Malësia e Bujanocit).
Nga trungu i Ferës Anamalësisë
ku plisi, flakë bore shkëlqen
në trevat e fshatrave t’Hashanisë
një fanar bamirësie vjen.

Në odë burrash trimërohet
me dellin e zjarrtë arbëror
nga derë e fisit t’Selimëve
oxhakun e kullave ta nderojë.

Mision filloi mantelbardhi
prej fshatit në fshat si pelegrin
çantën mbushur me barëra plot
të shëroj të sëmurët, vegjëlinë.

Në sy t’armiqëve u vu.
n’shërbim t’popullit varfanjak
pinjoll I krenarisë së Ferës
shpirtndrituri, doctor Ilaz.

Prangat burrërinë ia’kalitën
në burgun e Vranjës- Promethe
idealeve besnik u qëndroi
mbi shpatulla kish një atdhe.

Kockat i pushojnë në Ferë
me namin brezave lartësohet
për zjarrin e atdhedashurisë
vargmoteve nderohet.