Promiskuiteti i gazetarisë shqiptare
Në botën e civilizuar gazetaria si mision primar ka informimin e drejtë, promovimin dhe kultivimin e vlerave dhe virtyteve qyteruese në komunitet. Ndërsa në hapsirat etnike shqiptare, që nga rrëzimi i sistemit komunist, sidomos; gazetarë dhe opinioniste në mënyrë perverze sajojnë dhe shpërhapin dezinformata dhe koncepte amorale për jetën dhe shoqerinë, duke u ushqyer me ndjenjën e urretjes, hajnisë dhe ziliqarisë keqbërese. Në vazhdimësi injorohet e vërteta e dhimbshme dhe promovohet një realitet virtuoz, ku në rolin kryesor jane hajdutët, kriminelët dhe personat e pamoralshëm. Sidomos, tingullon kobshëm stereotipia e shum gazetarëve dhe fotoreporterëve që fillkat nudo dhe pa perde në faqet e para të revistave dhe portaleve të shumta dekonstruktojne traditën dhe trashëgimin kulturore iliriko-shqiptare -kanunike. Që tragjedia të jetë akome më depresive, në asnje redaksi informative ose portal elektronik nuk ka emisione origjinale dhe rubrika me karakter edukativ dhe arsimor. Cdo dite ne sqenë na paraqiten fytyra identike, të cilat më tepër njihen si mediokër dhe keqpërdorues të detyrave dhe mandateve politike dhe atyre publike, veçanarisht. Kodi dhe etika gazetareske nuk e lejon që manipulimet dhe abuzimet të konvertohen në suksese dhe arritje impozante, ashtu siç disa politikan të inkriminuar përpiqen të përdëftohen. Nuk ngelin pas edhe drejtuesit matuf të institucioneve kulturore dhe arsimore, që shtypi ynë dhe gazetrët e caktuar i shpërfaqin si intelektual dhe profesionistë të mirëfilltë. Këtë skenë tmeruese në mas mediat tona, definitivisht të koruptuara dota rrumbullaksoj me konstatimin konkluziv se përkundër lëvdatave dhe mirënjohjeve që protagonistët e krizës më të madhe shoqërore i marrin para kamerave televizive, rrëndon shumë keq mbi supet e popullit s’kamja, mjerimi dhe pezmatimi shpirtror.