PROMOVIM LIBRI-Nga Ymer Hysa
Antologjia poetike “Poezia drita ime..” përgatitur për botim nga “Akademia Troci” dhe mundësuar nga poetet Monda Hamitaj dhe Halil Teodori me banim në SHBA, me redaktor Pëllumb Troci, dhe konsulencë letrare të kritikes letrare znj. Emrie Krosi dhe të Dukagjin Hata botuar nga “Fast Print” më 2024 u promovua sot në prani të dhjetëra poetëve pjesmarrës në këtë antologji dhe mjaftë miqve të ftuar në mjediset e “Bar Delicia” në Tiranë
Monitorimi me elegancë nga poetja, dhe interpretuesja e mirënjohur në mediat online Anila Kodra dhe ish gazetari i Radio Tiranës Pëllumb Troci i dhanë ngjyrat e një spektakli të mirëfilltë. Atmosferën festive ja shtoi edhe pjesëmarrja e këngëtares profesioniste të mirënjohur e me famë kombëtare Vera Laçi e cila për kënaqësinë të pranishmëve këndoi këngë të përzgjedhura nga repertori i saj i pasur duke ndezur atmosferën.
Gjeografia e poetëve pjesmarrëse ishte e gjërë që nga Kosova si poeti Hysen Berisha, poet dhe njëherësh edhe nën kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptar në Norvegji i cili në fjalën e tij do të shprehej: “Rilindja Kombëtare u ngrit fillimisht në emigrim..dhe letërsia shqiptare po ruhet ashtu e pastër nga krijuesit emigrantë në diasporë”. Përshëndeti të pranishmit edhe poetja Trandafile Molla me banim në Itali, e cila drejton Bashkimin e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë – BSHASH “Zëri i Mërgimtarit” prej dy vitesh në Novara të Italisë.
Promovimi nën kujdesin e monitoruesve Kodra dhe Troci u harmonizua me intervista, muzikë, këngë, recitime, biseda të lira dhe fotografi.
Pjesëmarrësit e shumtë nga Tirana, Berati, Gjirokastra, Durrësi, Dibra, Shkodra, Kurbini, etj. pothuajse nga gjithë gjeografia poetike e kësaj antologjie patën mundësinë që jo vetëm të shprehnin konsideratat e tyre rreth antologjisë, por edhe të njiheshin fizikisht mes tyre. Me kënaqësi u ndoq fjala edhe e poetëve të tjerë të pranishëm si Valbona Kolaveri, Suzana Rama, Blerina Behari, Ymer Hysa, Nexhbedin Basha, Ilmi Cani, Miranda Troci Derti dhe shumë të tjerëve.
Me interes dhe vëmendje të veçantë u ndoq fjala e znj. Emi Krosi, poete dhe krijuese letrare, njëherësh edhe konsulente letrare e kësaj antologjie.
E pranishmja në këtë promovim znj. Vjollca Zalli ndan për poetët e pranishëm “Diell nën mjegull”, librin e bashkeshortit të saj Shkelzen Zalli, poet në amëshim.
Dy orët promovuese kaluan shpejt si të ishin minuta, duke mbetur në kujtesën e të pranishmëve për një kohë të gjatë.