Në datën 16 shtator 2023 isha e ftuar në muzeun historik kombëtar në Tiranë.
Ishte nder për mua të ftohesha në një evendiment të tillë nga moderatorja e zonja Moza Shehu.
Por supriza e madhe qe kur hyri në sallë një diell…që ka lindur në Lushnjen tonë heroike. Ishte zonja mbretëreshë, ikona shqiptare zonja Margarita Xhepa.
Emocionet u shtuan kur doli redaktori i 5 librave të mia .
Në ato momente mu shfaq përpara syve portreti i babait tim që na mësoi si të hedhim hapat e para në rrugën e letërsisë dhe na nxori në dritë mua dhe qindra poetë të tjerë
personaliteti i shquar i kombit Shqiptar ” zoti Vullnet Mato”.
Atmosfera u ndez kur në sallë u shtuan mysafirët shkrimtarë e poet nga Kosova , Mali i zi por edhe nga Shkodra ,Tirana , Dibra Vlora Lushnja Librazhdi Fieri dhe nga mbarë Shqipëria e diasporatë cilët dhuruan bukurinë shpirtërore në promovimin e librave të kësaj z. të madhe por të jesh midis poetëve nuk është pak, është një nder sepse hapen dritare përpara syve ku shikon gjithë botën shqiptare pra hapet në horizont një mbretëri .
Unë falenderoj z.Moza Shehuqë më bëri pjesë të këtij promovimi duke më lënë mbresa të shkëlqyera e të pashlyeshme .
Aty unë njoha figura të ndritura të botës letrare që kurrë nuk heshtin por reflektojnë art.
Faleminderit për mikpritjen tuaj fisnike dhe miqësore…
Respekte Moza Shehu , respekte për ju miqtë e mi poet.
Ju uroj një rrugë të gjatë me dritë e suksese pambarim.
Sheqere Sina
Ozuni /Lushnjè/ Shqipèri /