Promovimi i gjithë veprës së Majlinda Nana Rama


Majlinda Nana Rama në faqen e saj të facebook shkruan:

  · 

📚Promovimi i gjithë veprës sime, ishte një tjetër ditë e bukur e tetorit të librit, që këtë herë u ndal në Fier. Një takim fantastik me miq të mi dhe miq të letërsisë, me intelektualë e personalitete. Më nderuan me fjalën e tyre, prefekti i qarkut Fier, Lefter Shehaj, drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli, akademik Ali Aliu, poetja Natasha Lako, botuesja Irena Toçi, regjisori Pëllumb Kulla. Nën drejtimin e shkëlqyer të studiuesit Behar Gjoka. Po ashtu, në takim e morën fjalën, dhe më gëzuan shumë me gjithë çfarë thanë, edhe drejtori i muzeut, Ilirjan Gjika, si dhe intelektualët dhe krijuesit, Mihal Krimçe, Myzaljen Hoxha , Maksi Zarka dhe Naunka Lëngu. Si qershia mbi tortë ishte interpretimi brilant i aktorit Ligoraq Riza.

🙏Unë jam shumë mirënjohëse për disa vajza të mrekullueshme, që për Fierin janë një aset i vyer, të cilat u kujdesën fisnikërisht për këtë aktivitet

About Post Author