Pronari koprac-Murtez Asllani


Një pronar n’katund

kopsht të bukur kishte,

me lule e trëndafila

hijeshi vendit i jepte.

Aty loznin fëmijët

kënaqeshin çdoherë,

pronari i shikonte

dhe villte vrerë.

Ishte shumë koprac

fëmijët s’i linte t’qetë,

por një ditë papritmas

lulet u thanë vetë.

Në kopsht mungonin fëmijët

kopraci u dëshpërua,

ç’u bë kështu me kopshtin

fëmijët i kam hidhëruar.

Kopraci u pendua

e pa sa shumë gaboi

ua ndërpreu lojën fëmijëve

dhe kopshtin e varfëroi.

Lëreni të qetë fëmijët

që ata të gëzohen,

të rriten të lumtur

dhe në lojë t’argëtohen