Pse dallëndyshja e bën folenë tek”koka e njeriut”?-Nga Përparim Hysi


Pse dallëndyshja e bën folenë tek”koka e njeriut”?
       (tregim)

Nga Përparim Hysi

   Sivjet nuk kam parë dallëndyshe.Duket i ka”vrarë” betoni dhe zhdukja e pemëve e gjelëbrimi rreth e qark. Dallëndyshja nga shpendët dhe bleta nga insektet,jo vetëm janë miqtë tanë,por në një”studim serioz e shkencor” janë dëshmi që ndikojnë në jetën e  njerëzve.
                                 *     *    *
Sot do tregoj një tregim për dallëndyshet që është paksa si përrallë. Përrallë që përkon me një realitet të prekshëm nga gjithë njerëzit në botë. Është një fakt shumë domethënës:dallëndyshet i bëjnë foletë në shtëpitë tona. Dhe kurrë s’e kemi vrarë mendjen:-Pse ndodh kështu?
Sidoqoftë,ka ardhur gojë pas goje,përmjet të moshuarëve që tregojnë pse ndodh kështu?                                      *       *     *
Udhëtonin me një vapor shumë pasagjerë. Veç njerëzve,- tregojnë që në vapor,ishte një dallëndyshe,një mushkonjë dhe një gjarpër. Kur vapori ish mes ujërave,befas përson një  avari. Hapet një vrimë rrethore që,sado e vogël,duhej mbyllur menjëherë,se ndryshe vapori,me gjithë pasagjerë do mbytej. Kapiteni i vaporit dha alarmin dhe kish vetëm një alternativë:o të mbyllej vrima,o  humbnin me gjithësej. Në këtë kohë,foli gjarpëri:-Vrimën e zë unë,por dua  si shpërblim që të pi gjakun më të ëmbël! Gjakun vete e kërkoj unë,- tha  mushkonja dhe u nis fluturim. Gjarpëri u mblodh “kutullac” dhe e zuri vrimën. Mushkonja u vu në kërkim të gjakut më të ëmbël dhe,pasi pickoi kafshë,shpezë e njerëz,vuri re që gjakun më të ëmbël e kishte njeriu. U kthye në vapor dhe klithi:- O gjarpër,gjakun më të ëmbëj e ka nj…,dallëndyshja,pas kësaj “nj” tak dhe ia preu gjuhën mushkonjës.Mushkonja vetëm bënte”cëz”. Gjarpëri nuk e mori dot vesh për gjakun më të ëmbël,por veprimin e dallëndyshes e pa dhe iu lëshua me inat dallëndyshes:- Moj dallëndyshe ti që i preve gjuhën mushkonjës,nuk do shpëtosh nga mallkimi im. Unë nuk do të lë qoftë dhe një zok tëndin në fole.
Mua,- foli dallëndyshja,- ti do më marrësh të keqen,se unë folenë time do ta bëj mu “tek koka e njeriut”. Dhe prej asaj kohe.dallëndyshet foletë i bëjnë në shtëpitë tona dhe kurrë ne nuk i prishim foletë e dallëndysheve.Ato janë aq të dashura për njerëzit,sa ç’është buka. Mushkonjat vazhdojnë e bëjnë”cëz” dhe gjarpëri nuk sulmom veç njerëzit.
Kjo vërtet është përrallë,po sa të vërteta ka brenda. Unë e shkrova në këtë vapë,se janë shtuar mushkonjat dhe,për fat të keq,nuk kam parë dallëndyshe këtej pari.