Pse gjumi u arratis?
Pse zemra m’u ligështua
Pse qepallat s’i merr gjumi?
Sot mu duk se erdhi rinia
Pse pranvera m’u bë dimër?
Pse shtëpia m’u ftoh fare
Edhe dita nxiu ditën
Ëndrra ime mori male.
Pse dhe hapi m’u vonua?
Sikur jeta më mbaroi
Pse kjo rrugë u ngushtua?
Përse lulet s’kanë më aromë?
Zogjtë në çerdhe s’cicërojnë.
Dy akrepë ndalën te ora.
Lotin më nuk po çurgon
Dallandyshja mblodhi hapin.
Jeta shkon si gurë në male.
Gjuha kocka s’ka kocka thyen
Mania është gjë e madhe.
Mjerë ai që e ka kaluar.
Në cdo hap u dashka siguri.
Mania ta ngatërron largësinë
Të mohon fjalët e thëna
Jeto o jetë ske drejtësi.
