Pse ?! – ja, e pafund e Sterjo Spasses…Spasse Thanasi


PSE ?! – ja, E PAFUND E STERJO SPASSES…
Nga një “ strehëz” e vogël buzë liqenit,celi një shkëndijë prej qiellit !…”
Normalisti shëtitës
Doli me rrëfenjën “Kurorë Rinie”
Nën hijen e hënës me prirje të vecanta
U hodh në “ krahët e një femre” ….

⦁ Një buzëmbrëmje në fshat
Mendimit i dha frymë
Zemrën celi plot ndjenja
Djaloshi pesimist me ngjyra ngazëllyese…

⦁ Pendari i zoti Sterjo Spasse
Me qindra iluzione mbi jetën e dashurinë
Pyeti pafund gjithë njerëzinë
Pse lind JETA ?!….

⦁ Nga një “strehëz” e vogël buzë liqenit
Pena e brishtë e STERJO SPASSES
Celi një shkëndijë prej qiellit
Drudhëza dielli derdhi si flori në shpirtë
Dha forcën e zgjimit për të gjithë rininë !….

⦁ Si filozofët e lashtësisë
Nxorri dufin thellë nga zemra
Pse e ka të pakët jetën njeriu ?
Fati, pse nuk xixëllon bukur ?
Por, vjen gjithnjë duke u shuar ?…

⦁ Dalëngadalë “gdhendi” romancën
Në të dlirën ndjenjë të botës
“ Nga Jeta në jetë, PSE ?!…”
Mister i pafund në jetë të jetëve….

⦁ Në “ lulishten” letrare të vendit
Pse-ja lindi e u rrit përgjithmonë
Një PYETJE që lëndon zemrën
Rrotullohet rreth qëllimit të Hicit !….

⦁ Nga shekulli në shekull
PSE-ja do ti flasë Njerëzimit
Shkrimtari e rradhiti si një vagon treni
Kurrë nuk gjeti një përgjigje
Kuptimi i mirëfilltë “PSE ?!” mbeti i pafund !….
…………………………………………………….
Në jetë një mister
!……

Spasse Thanasi