Pse ke frikë nga e vërteta-Nexhat Nallbati 


Ti se hoqe maskën asnjëherë,

O hipokrit , o njeri i mjerë,

Ti këtë s’e bëre dot kurrë,

Sepse pa të mbeteshe pa punë.

Ti nuk mund të jesh kurë vetvetja,

Sepse ke frikë nga e e vërteta,

Hipokrit ke lindur, i tillë do përfundosh,

Maska nga surati kurrë s’tu hoq.

Maskën askush s’duhet t’a përdorë,

Por ti je i veçantë,me të ke lidhur kurorë,

Kondravers tipik,i rrallë në mendime !

Veten tënde tregove me lëvizje dhe veprime.

Si s’të vrau vetëm njëherë ndërgjegja?!

Për gabimet e shumta dhe fajet e rënda,

Por tek ty kjo s’mund të ndodhë kurrë !

Sepse ti je i pacipë, je fare i pafytyrë.