Pse?!-Manushaqe Ismailaj


Pse?!

Pse ka ikur dashuria?

S’do njeriu njerin’ !

S’egziston më mirësia,

Por mendojnë veç pasurin’!

Pse s’më sheh më si njeri?

Pse si euro unë të dukem?

Shpirti im është në mjerim,

Lumturia shpejt po zhduket!

Pse po mbillet vetëm urretje?

Që ujitet me lot të kripur!

Sytë vështrojnë me kureshtje,

Pasurin’ që ke arritur!

Pse mendoni për pasuri?

Në botën tjetër, s’ka nevoje!

Ndaj falni vetëm dashuri,

Në botën tjetër jemi njësoj!

Manushaqe Ismailaj