Pse ndihemi të lodhur gjatë gjithë kohës ?


Terapi Suksesi , një komunitet zhvillimi personal në Instagram, ka listuar disa nga arsyet që na shterojnë energjinë gjatë ditës.
Koha e shpenzuar në rrjetet sociale ndikon së tepërmi në humbjen e energjisë sonë , e njohur kjo edhe si ndotje digjitale. Cdo informacion që hyn në trurin tonë ka nevojë për energji të procesohet. Në rrjetet sociale ne mbingopemi me informacion , pjesa më e madhe e të cilit nuk na shërben.

Gjumi i pamjaftueshëm apo i crregullt në orare. Gjumi është pjesë e nevojave tona bazike, pa një gjum cilësor nuk mund të kemi energjinë për të kaluar në përmbushjen e nevojave tona më të larta.

Overthinkin- një term mjaft popullor tashmë. Sic thotë edhe prof Hetem Ramadani : “Nuk ka asgjë në këtë botë që mund tju shqetësojë aq shumë sa mendimet tuaja”

Guidën e plotë dhe zgjidhjen për secilën e gjeni në një postim të dedikuar për këtë temë, prandaj hidhini një sy.

Nga Hortenca Alimucaj

About Post Author