Pse qan vargu?!…Nexhbedin Basha


Pse qan vargu vallë se di,
A mos vallë është pikë loti?!
Si një det i pafund, në strofë ri,
Kur se lëmon mungon i Zot.

Si poet e ndjej dhimbjen,
Jetoj me të si i marrë,
Marr me vehte gjithë urinë,
Ndjehem i plagosur në çdo varg.

Shiu bie vargu ngec,
Si poet jetoj me vargun,
Nuk e di pse jam marrosur,
Veç një zot ma di hallin…

Muzikë e xhaz ndigjoj për ditë,
Në kufje ulërima ka…
Muza e poetit jo nuk shter,
Me telat e violinës ajo më ngjan.

Gjum fle në plevicë,
Çdo ditë dëgjoj muzikë me harqe,
Vargu vërtet, vërtet më ngec,
Se dielli e hëna nuk bëjnë fajde.

Përse qan vargu vallë pse qan?!
Muzika e tij ndihet që larg,
Njashtu si te fëmijët e porsalindur,
Lot, gëzimi e dhimbje në çdo varg.