PSE S’FLE HËNA?
Nën hije të blirit
Drita e hënës depërton
E unë mendoj me kë të vallëzoj
Veshur me fustan të bardhë
Si nuse në mes të sallës
Duke ëndërruar me ty për dore
Dorën mbi krah ta vura
Si për çudi,
Më tërhoqe nga vetja si me magji
Në kraharor kokën ta vura
Të rrahurat e zemrës t’i dëgjoj
Në bel duart m’i vure
Nga të qeshurat tua me zemër
Deri te yjet zëri ushtoi
Sa u lumturuam
Sa kënaqësi patem ne të dy
E nuk zgjati shumë
Hija iku e na ra dielli në sy
Kur hapa sytë, iku hija
Ajo iku me ëndrrën magjike
E pranë meje s’ishe ti
Mbeta vetëm unë e i vetëm ti…