Pse shpesh herë- Vilson Mersinllari


Pse shpesh herë,ne Shqipëtarët shumë tërbohemi

kur bashkatdhetarët tone,Flamurët e huaj ngrenë

kur të huajt ngrenë Flamurin tonë,ne krenohemi

themi-;na nderuan Shqipërinë,na nderuan atdhenë.??

Bashkatdhetarët tonë,ne i quajmë të gjithë tradhetarë

kur në evenimente sportive,për shtetet e tjera garojnë

i konsiderojmë ata,si armiq të vëndit,si kur janë barbarë

kurse kur garojnë të huajt për ne,si -Heronj-i nderojmë.