Pse vetëm bajamet?Bilbil Murataj


PSE VETËM BAJAMET?

Çelën dhe bajamet,

Dardha dhe qershia,

Kumbulla dhe ftoi,

Molla, zerdelia

@

Që të gjitha çelin,

Kur vjen pranvera,

Mos u bëni hile

Pemëve të tjera

@

Pse vetëm bajamet

Përmënden ngahera?

Çdo bimë e çdo shkurre,

Ka të sajat vlera

@

Çel gjithë bimësia,

Gjethi në korije,

Në pranverë merr ngjyrë

Dhe hëna me yjet

@

Si vetë manushaqja,

Bleta në koshere,

Fillojnë edhe dalin

Në ditë pranvere

@

Kur vjen pranvera,

Të rinj e të vjetër

dhe deti me dallgë

Marrin ngjyrë tjetër

@

Këto që unë shkrova,

Janë vetëm shaka,

Lulet e bajames,

Kanë tjetër sevda …