Psherëtim’ çudie-Drita Haxhillari


Psherëtim’ çudie,

magjepsje…

atmosfer’ mrekullie,

kokolepsje.

Të jetë ëndërr,

vegim zbardhime,

apo zhgjëndërr,

makth në jetën t’ime !?

Më zgjoi një surpriz’

drithërim’ nën lëkur’

zë i ëmbël,kis,kisss..

ndjenjë,jo aventurë.

Dallgë zjarrmie..

mbështillemi në prush,

shtrat i zjarrt’ dashurie,

përqafime…gush më gush.

Dy në Një,

s’ka më sekrete,

aromën t’ime,tek ty lë,

zemrën tënde,mar me vete.

®Poetjarebele.

Drita Haxhillari.

Autorësia mbrohet me ligj.