Pula dhe gjeli-Bilbil Murataj


fabul

Një pulë dhe një gjel

Hipur në kotec,

Gjeli llafazan,

Pula krejt memece

Mbylle të shkretën gojë,

I thotë pula me pika,

Jeta ka dhe punë,

S’është vetëm muzika

Unë, zonja pulë,

Jam gjel lajmëtari,

Nga njerëz, kafshë e shpendë

Zgjohem më i pari

Ke dëgjuar ç’thonë njerëzit,

Kur venë e vijnë,

”Mbas zërit të kokoshit,

Ta gjeta shtëpinë”

Pula bën një vezë,

S’pushon ka, ka, ka,

Dhe kur e bën vezën,

Edhe kur e ka

Unë këndoj për qejf,

S’këndoj për t’u dukur,

As të reklamoj

Zërin tim të bukur

Ndaj edhe nuk jemi

Njëlloj ne të dy,

Unë gjej një thërrime

Dhe e ndaj me ty

Të thërras me zë,

Me sa forcë që kam,

Hajde shpejt, moj motër

Thërrimen ta hamë

Atë që bëj unë,

Ti kurrë nuk e bën,

Edhe kur ngopesh,

Ti e shkel me këmbë

Juve një kope,

Unë vetëm i mjeri,

Në gjithë këtë jetë

Nuk m’u vlerësua nderi …