Anila Rezhda
PULLAT
Na kanë ngelur fare pak gjëra të shtrenjta, të vyera që na njgjallin emocione.
E ardhmja, njgjan me nje të pamundur tekanjoze që zgërdhihet me ëndrrat e mija.
E tashmja, është një makinë e zhurshme me njgjyra verbuese, torturuese për trurin.
Libri…libri po, është në duar e mija plot dijeni, mënçurira dhe histori që do më udhëheqin ëndrrat. E prek, e hap, dëgjoj shfletimin, mik i shtruar, i urtë, i dashur, i durueshëm, besnik, i krijuar posaçërisht për mua.
Dhe një ndër mrekullitë e ditëve të mija janë Pullat e mija të dashura. Një Pullë-një histori, një fiziognomi, një lule e rrallë e vëndit tim, një zog i rrallë, një personalitet, një ndërtesë…
Pullat kanë fatin të jenë Vetëvendosëse, janë dogana e letrave tona zyrtare, erotike, informuese, miqësore, keqdashëse, brënda dhe jashtë vëndit.
Pa u vënë Pulla e bukur, letra nuk çon dot habere aty ku duhet.
Pulla na nderon duke vërtetuar se ne i paguam taxat e postës.
Nga lloji i Pullës që zgjodhëm, pritësi i letrës tonë kupton shumë për përbërjen e letrës ende të pahapur.
Pulla, kjo katërcepësh letër e cilësisë së lartë, me njgjyra, me pamje, me portret, me fabrikë, makinë, godinë, me mal, me kala, me lule, me udhëheqës, me mbret…ka fatin të jetojë gjatë në kundërshtim nga letra.
Dhe më i paarsimuari, i ruan pullat, i dituri sigurisht që po.
Nuk zënë vënd fare ndaj mund të ruash mijëra si To.
Pulla kërruset pak nga vula e rëndë metalike me dhëmbë që i bije fix në kokë nga punonjësja e postës por…ajo e di mirë se e pret një udhëtim magjik me makinë, tren, vapor, aeroplan.
Kur udhëton për jashtë shtetit është më krenare se në qëndrën e seleksionimit ajo do veçohet nga origjina e shtetit, Albania.
Kur udhëton brënda shtetit ka pak frikë nga letra që ka nën mbikëqyrje, nuk ja ka besën fjalës se është e rëndë, nuk harrohet se nuk ka shkumës epoke që ta shuajë po doli nga pena ose goja!!
Kur pulla shoqëron letër për një djalë në ushtri, e di shumë mirë se do përkëdhelet gjatë dhe ëmbël para se ushtari të grisë zarfin. Janë letra mallënjgjyese, dashurie, malli. Pulla e di mirë që nuk do griset dhe do prehet nën stromën e egër të ushtarit.
Kur pulla shoqëron letër për spital, ka frikë se mos ndoshta pacienti nga dëshpërimi dhe dhimbja nuk do e fiksojë fare pullën e bukur. Në këto raste edhe pulla përfundon e sëmurë nga marazi dhe mërzia e vitete nën një dyshek që rënkon.
Kur pulla shoqëron letra spiunimi, helmohet sepse e di që do e gllabërisin flakët e një zjarri shpejtmasi.
Kur pulla shoqëron letër dashurie të flaktë dhe të fshehtë, lumturohet sepse e di që jetojë gjatë, gjatë dhe do e puthin mijëra herë, sëpari atë në zarf e më pas letrën.
Letra e një të burgosuri të penduar, ka në përgjithësi Pullë portret pasi në këtë institucione përdoren pulla me përkufizim tematikash.
Unë i shoh me ëndje Pullat e letrave që kam marrë, i dua dhe kujdesem që mos kenë kontakt me lagështirën.
Pullat e vëndit tim më japin krenari sepse janë një simbol shumënjgjyrësh, një mesazh i koncentruar i politikës, historisë ose natyrës së vëndit tim.
Dhe ja sot…sepse doja që buzët e mija të më skiconin vijës e shtrëmbër të buzëqeshjes, dhe sepse doja të dilja pak mbi llumin e sharjeve, ofendimeve dhe fyerjeve pafund…munda dhe gjeta një grimcë jete që më fali gëzim!!
Në pamundësi të mbys zëra çjerrës, të marrë dhe histerikë mbi gjithçka timen…ju luta Pullave të mija të flasin si kemi qënë dikur, kush e meritonte të ishte i portretizuar në pullë, si reklamohej turizmi shqiptar dikur (jo me surrugatot lakuriqe të sotme që çuditën botën, por shikojeni me kujdes fotografinë Nr.3 me artizanatin shqiptar). Doja të udhëtojë në histori pa më mbytur kritikat, nëntekstet dhe ironitë pse kam nostalgji për atë dhe këtë. Një Pullë del në qarkullim dhe aprovohet nga Komisioni Kombëtar i Posaçëm i cili kujdeset që bashkë me pullën të udhëtojë kultura klasike e kombit, pa nocione politike, raciste, mëri dhe urrejtje karshi X populli.
Historia
Pullat e para u emetuan nga Mbretëria e Bashkuar në 1840 me sugjerimin e Rowland Hill. Kjo pullë quhet “penny black” pasi përshkruante një bust të profilit të Mbretëreshës Victoria në një sfond të zi dhe kishte një vlerë nominale prej një qindarkë, çmimi për dërgimin e një letre nëpër tokë. “Penny black” nuk mbante emrin e shtetit emetues, një privilegj ekskluziv që është ruajtur edhe sot e kësaj dite nga Mbretëria e Bashkuar, e cila në pullat e saj, pavarësisht nga subjekti i tyre, përshkruan kreun e monarkut përkatës. Pak më vonë u lëshua pulla dy qindarke, për dërgimin e letrave jashtë vendit.
Me emëtimin e pullës së parë postare shqiptare u konsolidua dhe shërbimi postar me indentitet shqiptar, e cila ka qënë kurdoherë pjesë shprehëse e identitetit tonë kombëtar. Vetë udha e gjatë dhe e bukur e pullës është një pasuri e vyer e jona. Si pasqyrë adekuate e historisë së popullit shqiptar, ajo ka patur përherë fytyrën e saj të papërsëritshme, portretin e vet autentik. Ky portret filloi të skicohej menjëherë pas aktit madhor – Shpalljes së Pavarësisë, më 28 Nëntor 1912. Fillimisht, me krijimin e shtetit të pavarur shqiptar, për vetë rrethanat në të cilat ndodhej administrata e Qeverisë së Ismail Qemalit, vazhduan të ekzistojnë postat osmane. Madje ishin po ata nëpunës, që deri në maj 1913, përdorën vulat dhe pullat turke.
Gjërat hynë në normalitet duke filluar nga 5 maji i vitit 1913, kur u emetua dhe u vu në qarkullim pulla e parë kombëtare shqiptare. Qeveria e Ismail Qemalit, duke patur në përbërje të saj si Ministër të Postave intelektualin e njohur Lef Nosi, i kushtoi vëmendje të veçantë veprimtarisë postare përgjithësisht dhe emetimit të pullave posaçërisht. Vetëm në pak muaj të ekzistencës së saj, më 7 korrik 1913, Qeveria e Përkohshme e Vlorës bëri kërkesë për antarësim në Bashkimin Postar të Përbotshëm, realizimi i së cilës zgjati më shumë se tetë vjet. Pikërisht në tetor të vitit 1922 Shqipëria u bë anëtare e UPU-së.
Emisioni i parë, ose pulla e parë, u realizua afro gjashtë muaj pas shpalljes së pavarësisë. Kemi të bëjmë me një pullë-vulë të vetme, me formë të rrumbullakët, me dy rrathë koncentrikë brenda të cilëve është shkruar: “Postat e Qeverries së Përkohëshme të Shqipënies”. Çmimi i saj nuk shkruhet në pullë, por dihet që ka qenë gjithashtu 1 grosh. Ky emision qarkulloi në periudhën maj-nëntor 1913. Përveç se e shtypur mbi zarf (2442 copë), kjo pullë u shtyp edhe në fletë të bardha (800 copë).
Jo rastësisht ai është ndër më të kërkuarit nga filatelistët. Ky emision u përdor në zyrat e postës nga 16 qershori deri më 20 tetor 1913. Për të Posta Shqiptare shfrytëzoi një sasi të konsiderueshme pullash të administratës pushtuese osmane të viteve 1909-1910 (gjithsej 39800 pulla), të cilat kishin mbetur pa u përdorur. Mbi to, nëpërmjet një vule dore prej bakri, u vendos mbishtypja: një shqiponjë dykrerëshe dhe nën të fjala “Shqipënia”. Vlerat e tyre variojnë nga 2 para deri në 50 piastra, kurse tirazhet nga 16 copë (50 piastër) deri në 11607 copë (tirazhi më i lartë i vlerës 20 para).
Duke filluar nga viti 1991 ekziston Federata e Koleksionistëve Shqiptarë, e cila në vitin 1994 u pranua anëtare e FIP-it (Federata Ndërkombëtare e Filatelisë me qendër në Zurih të Zvicrës) dhe e FEPA-s (Federata Evropiane e Shoqatave Filatelike me qendër në Hagë të Holandës).
Përgatiti dhe seleksionoi për Ju, me NilaR
