Variant
Atdhe
Më lau nana n’hijeshinë tande
ta këndova kangen kur të vështrova s’pari
të kam dashnue sapo u rrita
nduka faqet kur t’pashë copë e thërrime
shkula vetulla e qerpik kur flejti hana
në timbër të mbytur theva dhëmballët
t’rrahu era pas shpine
t’rreh era…
Unë po t’shoh me përgjërim:
të nëmur e t’pa bekuar,
jetë e heqë kjo puna jonë
jetë e heqë kjo puna jote, jetë e heqë…
